Ish kreu i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi

Ish kreu i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi: Duhen gjyqtarë e prokurorë kurajozë, SPAK mision të shpëtojë vendin nga kuçedrat e korrupsionit!

15 Dhjetor 2022, 19:17| Përditesimi: 15 Dhjetor 2022, 20:08

  • Share

Ish kreu i Gjykatës Kasacionit (tani gjykata e Lartë), Zef Brozi tha se SPAK ka misionin e shpëtimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga korrupsioni i lartë shtetëror i më shumë se tre dekadave të fundit.

Brozi tha se misioni për ndëshkimin e krerëve të lartë të politikës kërkonte gjyqtarë kurajoz dhe me guzim të lartë për të cilët presionet nuk mund të jenë justifikime për mosndëshkimin e korrupsionit të kryer nga pushtetarë të periudhave të ndryshme politike.

“Prokurorët e gjyqtarët në pergjithësi dhe ato të SPAK e të gjykatës se Posaçme antikorrupsion  në vecanti kanë misionin jetik për ta shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët nga kucedra e korrupsionit të larte shteteror të ketyre më se tre dekadave. Dhe ky mision kërkon gjyqtarë e prokuror kurajoz dhe me integritet të lartë. Frika e prokurorëve e gjyqtarëve nga presionet nuk mund te jetë justifikim për mosndeshkimin e korrupsionit të pushtetareve të larte të cdo kohë. Frikacakët le të bëjnë punë të tjera por nuk mund të jenë gjyqtare e prokuror. Aq më tepër, prokure e gjyqtar që mbrojnë korrupsionin e pushtetarëve më të lartë nuk duhet të lejohen edhe më tej të vrasin shpresat e shqiptarëve”-tha Brozi.

Ai e konsideroi si një fat të madh për shqiptarët faktin që SHBA vazhdon të mbështesë fuqimisht SPAK-un për të vënë para përgjegjësisë politikanë dhe pushtetarë të lartë që prej tre dekadash nuk janë ndëshkuar.

 “Është fat i madh për shqiptaret dhe vendin tonë të dashur që Presidenti Biden dhe qeveria e SHBA-s drejtpersëdrejti dhe me anë të ambasadores së nderuar Yuri Kim (e cila do jetë ne Shqiperi për një kohe të gjatë) vazhdojnë të mbeshtesin fuqimisht SPAK -un që ky institucion te veje para pergjegjesise ligjore të pandëshkueshmit e piramidës se lartë shtetërore e politike të çdo kohe dhe të fitoje besimin e shqiptarëve tek drejtësia”- shprehet Zef Brozi.

Ky reagim i Zef Brozit vjen një ditë para zgjedhjeve që pritet të mbahen të nesërmen për kreun e SPAK, një organ që ish kreu i parë i Gjykatës së Kasacionit e përcakton si vendimtar në ndëshkimin e politikanëve të lartë, ndaj të cilëve prokurorë dhe gjyqtarë të mëparshëm nuk kanë pasur kurajon të ndërmarrin veprimet e duhura. Ndërkohë ambasadorja amerikane Yuri Kim kërkoi që procesi i zgjedhjes së kreut të Prokurorisë së Posaçme të jetë transparent dhe pa ndikime nga personat që kërkojnë të ndikojnë drejtësinë.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arben: 15/12/2022 22:10

    Z.Zef. Nuk kane kuptim sloganet, duhet te njihet realiteti Shqiptar. Sistemi i drejtesise ne kohen qe ishe ti ne vitet 1992-1996, edhe pse me presione te tipit monist radikal, gjyqtaret dhe prokuroret ishin shume me te drejte dhe me inregritet dhe nuk njihej korrupsioni ne ate kohe.Sado perpjekje te behen per permiresimin e situates prej me shume se 20 vite ky sistem ishte katandisur keq e me keq,jo per interesat dhe veten e tyre si gjyqtare apo prokurore, por per drejtesi juridike per qytetaret.Mendimi eshte se sado gjyqtare e prokurore me integritet te kete ky vend, prape edhe per nje kohe te gjate do dominojne te korruptuarit dhe marifetgjinjte te lidhur me pokitiken dhe interesat e te korruptuarve. Nese do behemi shtet i se drejtes te pakten per 25 vjet na duhet gjyqtare te huaj, vendasit e jane te veshtire te japin drejtesi.

    Përgjigju
    • anna: 16/12/2022 08:26

      Arben i ke thene te gjitha nuk kam koment tjeter.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?