Ish kryebashkiaku i Dibrës, Muharrem Rama është marrë në pyetje nga SPAK këtë të martë.Prokuroria e Posaçme nuk jep përgjigje përse është thirrur, ndërsa Report Tv mëson se bëhet fjalë për abuzime me paratë publike për një tender të bërë nga bashkia Dibër për disa kanale vaditëse.
Muharrem Rama u paraqit i vetëm para SPAK, pa praninë e një avokati mbrojtës. Jashtë kamerave bëri një batutë duke thënë se "kam ardhur për të takuar një shok".
Pasi doli nga SPAK, Rama u largua dhe refuzoi të flasë para mediave.
Muharrem Rama u zgjodh kryetar i Bashkisë së Dibrës në zgjedhjet e pjesshme të 11 shtatorit 2016, të cilat pasuan shkarkimin e kreut të mëparshëm të bashkisë, Shukri Xhelili për shkak të përfshirjes së tij në një skandal seksual. Rama është i disati kryebashkiak që del para SPAK.
Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Muharrem Rama, është thirrur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), mirëpo duket se ai ka qenë mjaft i emocionuar aq sa nuk i ka vënë re se po i binin lekët nga xhepi. Në fotot e shkrepura, duket teksa Ramës i ka dalë nga xhepi 200 lekëshi.
Pastë këmbën e mbarë ,marrtë me vete gjithë mamuthët e politikës dhe bashkive ...që nuk dinë sa kanë dhe ku i kanë.Mbase më në fund spaku do jap një shkëndijë të fortë të një luftë që do ndizet kundër "peshqve të mëdhenj "...
Përgjigju