Elvis Rroshi

Politikë

Elvis Roshi kërkon votën për PD, kushëriri i tij garon në aleancën e Shqipërisë madhështore të Berishës

6 Prill, 14:09| Përditesimi: 6 Prill, 14:32

  • Share

Ish kryebashkiaku i socialistëve në Kavajë, Elvis Rroshi, ka surprizuar jo pak këtë të dielë duke bërë thirrje për votuesit e Qarkut Tiranë, veçanërisht ata të qytetit të Kavajës, të votojnë kushëririn e tij, Elton Rroshin, i cili garon për deputet në zgjedhjet e 11 majit, nën siglën e “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” të udhëhequr nga Partia Demokratike.

Ish kryebashkiaku socialist ka postuar në rrjetet sociale posterin e fushatës të Elton Rroshit, të cilin e ka djalë xhaxhai, por që garon si pjesë e partisë kundërshtare të asaj që mbështeti Elvisin për të marrë drejtimin e Bashkisë Kavajë.

Hartimi i listave nga Sali Berisha zhgënjeu shumë demokratët, por mbi të gjitha reflektoi një injorim total të primareve, duke mos kandiduar për deputetë edhe më të votuarit e procesit.

Mjaft ironike të mendosh se kandidati nga Kavaja Hysen Kadiu, fituesi i primareve të selisë blu mbeti jashtë liste.

Berisha ka justifikuar përzgjedhjen e Elton Rroshit si kandidat për deputet, duke thënë se kushëriri nuk është mëkatar për ato që ka bërë ish-zyrtari vendor, Elvis Rroshi, i cili u përjashtua nga politika përmes ligjit të dekriminalizimit.

“Kushëriri nuk është mëkatar për kushëririn. Si quhet ky kandidati? Elton... Me Elvisin se ka lidhje gjaku është gjë tjetër, por nuk ka lidhje, kjo nuk është kriter për kandidatët. Edhe Edi Rama ka dy kushërinj, njëri se na akuzon ne për rrëmbim pronash dhe tjetrin e bën prefekt për të rrëmbyer prona”,- është shprehur Berisha.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?