Ish kryeministri i Italisë dhe presidenti i parë i Komisionit Evropian, Romano Prodi tha se Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet me Ballkanin Perëndimor nëse duam të kapërcejmë krizën e fortë politike që Evropa po kalon prej vitesh tashmë.
“Zgjerimi i mëtejshëm i BE-së me Ballkanin Perëndimor, zgjerimin me Shqipërinë dhe me të gjithë vendet e ish-Jugosllavisë , do të vendoste kështu kufijtë përfundimtarë të Evropës. Ky zgjerim do të detyronte BE të ndryshonte funksionimin e institucioneve, për të cilat kemi aq shumë nevojë dhe do të dilte nga kriza ku ndodhet”, tha Prodi.
Prodi madje tregoi edhe hapat që duhet të ndërmarrë BE që në vitin 2022 për të dalë nga kjo krizë. Në prezantimin e librit të tij më të fundit “Imazhet tregojnë Evropën”, Prodi shpjegon pse Evropa prej kohësh nuk është më në qendër të botës dhe kjo po bën që të tjerët ta tallin atë.
“Evropa është kaq e nevojshme, por ecën aq ngadalë, sa duhet të shpresojmë se do të përfundojë për nipërit tanë. Nuk e kam menduar kurrë që pozicioni mbrojtës mund të jetë gjithçka. Ose po ndërtojmë një minimum mbrojtjeje të përbashkët së bashku me politikën e jashtme evropiane, ose po tallemi nga të gjithë. Kur shoh se në Libi na kanë dëbuar po ashtu edhe nga dy vende, si Turqia dhe Rusia, jo të krahasueshme për nga madhësia dhe kapaciteti me Evropën, por ne na nevojitet një politikë e jashtme e përbashkët ”, tha ai.
Kritika kryesore që Romano Prodi ka për BE, është mungesa e unitetit të saj në politikën e jashtme.
“Pa një politikë të vërtetë të përbashkët të jashtme, edhe mbrojtja bëhet e padobishme. Ajo ka qenë gjithmonë e paaftë për të vepruar për shkak të votës unanime. Franca, Italia dhe Spanja, së bashku me Gjermaninë, duhet të formojnë një bërthamë të fortë vendesh, të aftë për të çuar përpara procesin e Bashkimit Evropian. Dhe shumë vende të tjera do të bashkohen menjëherë”, tha ai.
Aktualisht integrimi i Shqipërisë ka mbetur pezull për shkak të vetos së Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut, pasi Brukseli kërkon që Tirana dhe Shkupi të ecin së bashku drejt integrimit.
Se dija qe qeka gjall akoma ky personazhi, o ju te shqipes kom, per ça ngatarroheni me kto politikantet italian, kto e kan ber dhe po e bejn italin shkrum, lineni rahat prodin ke proshutat, hajde shnet
Përgjigju