Ish kryeministri italian, Romano Prodi nderohet me titullin ‘Honoris Causa’, flet për integrimin, luftën dhe marrëdhënien me Nanon dhe Berishën

14 Dhjetor 2022, 13:03| Përditesimi: 14 Dhjetor 2022, 19:22

  • Share

TIRANË- Ish Kryeministri Italisë Romano Prodi merr titullin “Honoris Causa” nga Universiteti Mjekësisë në Shqipëri. Sipas tij, BE është e vonuar me integrimin e vendit tonë dhe Ballkanit Perëndimor. Sipas tij, BE duhet jetë ndërmjetësues i paqes në botë.

“Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor duhet të ishin integruar dje në Bashkimin Europian, sot jemi vonë”. Kështu u shpreh Romano Prodi, ish kryeministër i Italisë, i cili në një prononcim për Report Tv, tha se lufta në Ukrainë ka vendosur në hije zgjerimin e familjes e europiane, duke vendosur në fokus krizën energjetike, sigurinë dhe inflacionin.

“Europa është e vonuar tek zgjerimi. Situata në Ukrainë ka nxjerr në pah problematika të tjera. Nuk është se zgjerimi është shpikje. Vendosëm disa rregulla, negociohet dhe vijohet në këtë rrugë. Ti themi njëri tjetrit, si të përmirësohemi, por nuk mund të presim përfeksion, por bashkëjetesë”- u shpreh ish kryeministri italian.

Prodi u pyet edhe nëse ka pasur ndonjë komunikim së fundmi me ish-kryeministrin Fatos Nano dhe kreun aktual të Partisë Demokratike, Sali Berisha, me të cilët ka bashkëpunuar gjatë.  Ai tha se nuk ka zhvilluar takime me ta.

“Jo nuk i kam takuar, pasi ata tashmë janë larguar, siç edhe jam larguar edhe unë në fakt. Berisha në fakt është ende aktiv, por unë kam takuar ata politikanë që përfaqësojnë dhe drejtojnë institucionet shtetërore. Unë kur kam qenë kryeministër i Italisë kam dashur që të bie dakord dhe të kemi komunikime me të dy, si Nanon dhe Berishën, sepse raportin e kemi me popullin shqiptar Edhe kur ka pasur tensione, asnjë herë nuk kam dashur që politikane italianë të vinin dhe të bënin fushatë në Shqipëri, sepse Shqipëria është një vend më vete”, theksoi ai.

Duke nënvizuar transforimin pozitivë të Shqipërisë, që prej 1997’, kur mbërriten përmes operacionit “Alba”, Prodi tha se BE kompletohet me integrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit.

“Po Shqipëria është gati dhe plotëson kushtet për integrimin në BE. Problematika ka, por probleme ka edhe Italia dhe Gjermania. Bashkëjetesa të ndihmon të përmirësohesh dhe të ecësh përpara.  Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE. Është një mbyllje e rrethit të historisë. Duhe të kapet momenti dhe mbi të gjitha pasioni me të cilën kërkohet integrimi. Kur është pasioni është momenti duhur. Por, kur ka burokraci, kur ka ngadalësim, aty nisin dhe hijet e euroskepticizmit. Integrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit e shoh si një kompletim të Europës”-tha Prodi.

Ai tha se Europa duhet të shërbej si arbitër i paqes në botë.

“BE duhet të jetë arbitri, jo protagonisti i luftës në Ukrainë, se sjemi një potencë si SHBA apo Kina, por duhet të jemi garant të paqes në botë. Ne arritëm të krijonim bashkëjetesën dhe paqen mes vendeve që kanë qenë në luftë mes tyre. Kemi instrumentat dhe dimë si ta ndërtojmë bashkëjetesë. Edhe situata në Ballkan, tensionet duhet ta nxisin procesin e integrimit dhe zgjidhen me bashkëjetesë. Edhe mes Kosovës dhe Serbisë paqja mund të vendoset përmes BE-së. Kemi patur dhe konflikte të tjera. Nuk është parajsë BE, por ka rregulla për të jetuar mirë së bashku ,edhe pse jemi të ndryshëm”- shtoi ai.

I pyetur për emigrimin e shqiptarëve, Prodi tha se në vitin 1997’ lëvizja e shqiptarëve erdhi në kushte emergjence, ndërsa tani është çështja është ekonomike.

“Ai i vitit 1997 ishte moment emergjence. Sot, fatkeqësisht është një emigrim pa fund, që vjen për shkak të mungesës së ekuilibrit. Nga njëra anë kemi një botë të zhvilluar dhe në krahun tjetë kemi një botë të prapambetur. Prandaj duhet të përqafohemi, të ndërtojmë institucione dhe të ndëryshojmë strukturën ekonomike të botës. Është shumë më e komplikuar sot”-përfundoi ish kryeministri i Italisë.

Ish kryeministri i Italisë Romano Prodi dhe ish ministri i arsimit në qeverinë “Draghi” Patrizio Bianchi u vlerësuan nga Universiteti i Mjekësisë me titullin ‘Honoris Causa’. Ish Kryeministri Prodit u prit edhe nga kryebashkiaku Erion Beliaj, i cili i dhuroi Kullën e Sahatit.

Ora 17:45
Veliaj i dhuron Kullën e Sahatit ish-kryeministrit Italian, Romano Prodi: Keni gjithë mirënjohjen dhe respektin e qytetit tonë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot ish-kryeministrin Italian, Romano Prodi, të cilit i dhuroi në shenjë mirënjohje dhe respekti Kullën e Sahatit. Në bisedën që zhvilloi me ish kryeministrin Prodi, Veliaj kujtoi kohën e vështirë të viteve 1997-‘98, kur ai vizitoi Shqipërinë dhe tha se sot është një nder që kthehet sërish në kryeqytetin shqiptar. 

Prodi u shpreh i lumtur me ndryshimet e mëdha që ka gjetur sot në Tiranë. “Kam shumë kujtime kur vij në Tiranë sepse kam ardhur këtu në momente ngjarjesh tragjike. Kthehem me një shpirt vëllazëror dhe kur shoh se si kanë ndryshuar gjërat, se sa keni përparuar, është prekëse për mua. Uroj që raportet mes Italisë dhe Shqipërisë të jenë gjithmonë e më të ngushta”, u shpreh ai. 

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që mirëpresim sot një mik shumë të madh të popullit shqiptar, të qytetit të Tiranës dhe të qytetit të Vlorës, ku ai është Qytetar Nderi, kryeministrin e jashtëzakonshëm italian, Romano Prodi - një mik, një vëlla i ditëve të vështira të Shqipërisë. Është kënaqësi e veçantë që Universiteti i Mjekësisë i jep titullin “Honoris Causa”, sepse vërtet kauza e tij ka qenë një kauzë nderi, sidomos në ato ditë të vështira të viteve ‘97-’98, në një tranzicion kur Shqipëria ishte pa shtet dhe ku mbizotëronte kaosi, sidomos në qytete si Vlora, ku dhe rendi publik ruhej në mënyrë të improvizuar. Ato skena epike të ardhjes me helikopter dhe fjalët për të qetësuar situatën e për të dhënë një fije shprese do të ngelen të paharruara edhe për brezin tone, që ishim shumë të vegjël dhe sidomos për brezin e prindërve tanë, që i mbajnë mend ato kujtime”, u shpreh Veliaj.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?