Lulzim Basha

Ish kryetari i PD-së në Kukës: Basha e ka bërë partinë të pabesueshme, demokratët që heshtin janë kontribuesit e Ramës

14 Tetor 2020, 11:17| Përditesimi: 14 Tetor 2020, 11:23

  • Share

Ish-kryetari i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi ka reaguar pas skandalit në lidhje me procesin e votimi të kandidatëve, ku mund të votohej në disa qendra votimi, pa u verifikuar nëse je anëtar i PD-së.

Sipas Elezit, më shumë se Edi Rama, problemi më i madh është demokracia brenda Partisë Demokratike, pasi të arrihet deri në këtë pikë, sipas tij është e paimagjinueshme. Sipas tij, ky proces tregon se me PD-në mund të tallesh kur të duash.

Më tej Elezi shkruan se të gjithë ata demokratë që heshtin janë kontribuuesit e vërtetë të Ramës dhe sistemit mafioz neo-komunist që ai ka ngritur.

Postimi i plotë:

Problemi yne me i madhe se Rama eshte demokracia.

Ne 2017 pas skandalit te emerimit te listes deputeteve per nje nate si me qene liste dasmoresh (edhe ajo s'behet per nje nate), demokracia e brendeshme ne PD u evidentua si problemi yne me i madh.

Jo se probleme me demokracine e brendeshme nuk ka patur me pare, per mos te thene qe ka qene pothuajse formale, por qe te arrihet deri ne ket pike ka qene e paimagjinueshne per njerez normal.

Ne fakt listat e 2017 ishin edhe nje testim apo matje pulsi, ata qe e ben provuan se me "demokratet" mund te besh c'te duash e te tallesh si te duash.

Fill pas ndodhi:

-Zgjjedhja fars, e manipuluar e kryetarit te PD.

-Zgjedhja fars e kryetareve te degeve.

-Zgjedhja fars e strukturave drejtuese te PD.

-Largimi nga parlamenti dhe jo largimi i Rames

- Shitja e 60 bashkive (imagjinoni nje mandat 4 vjecar dhuruar Eriones)

- Se fundmi edhe procesi i talljes me perzgjedhjen e kandidaturave per deputet dhe kryetar bashkie.

Mos u merrni me lapsuset e Lylit, sado te trasha te jene, merruni me thelbin e asaj qe po ndodh, sekti uzurpator Sorosjan dhe ish-komunist sot po perdhos demokracine ne PD.

Demokracia ne PD eshte arma me e fort e saj, eshte ajo qe e ben te besueshme ne elektorat, eshte e vetmja garanci qe fytyra e qeverisjes se neserme do jete demokratike.

Arma qe e ben lehtesisht shumice pa nevojen e koalicioneve te turpshme me LSI etj.

Lufta per ta bere demokratike eshte me e madhe dhe e rendesishme se turravrapi per nje vend ne parlament ne kembim te heshtjes.

Procesi skandaloz i fundit eshte parafushata me e keqe qe tregon se uzurpatoret e PD kane halle te medha dhe plane te tjera, por jo fitoren e PD.

- Eleminimi pa kritere nga gara i shume demokrateve qe plotesonin kriteret e shpallura, nga nje komision i turpshem.

- Gara e "perzgjedhjes" ku antaret nuk perzgjedhin dot ate qe duan.

-Procesi skandaloz ku komisionet jashte cdo norme emeroheshin nga qendra dhe asnje nga deget.

- Nje proces kryekeput jotransparent.

Keto jane probleme qe e bejne PD te pabesueshme ne syte e elektoratit.

Nuk fitohet me parrulla dhe me argumentin se Rama eshte me i keq.

Te gjithe ata "demokrat" qe heshtin jane kontribuesit e vertete te Rames dhe sistemit mafioz neo-komunist qe ai ka ngritur.

Komento

Komente

  • Vicidoli: 14/10/2020 16:31

    Rrnofte Flamur Noka nendjendrituri i Shqipnis kavme ba Shqipnin Zvicer kryeminister i duhun e jo pjellst e Slbaba Vokshit e Hrida Sumes

    Përgjigju
  • Kacidhe: 14/10/2020 16:27

    Medemek i bie qe ne zgjedhje kane tall hallatet antaret e PD hajde aferim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?