Ish mafiozi shqiptar mori pjesë në protestat pro Trump në Kongres, John Alite për Report TV: Këtu se kuptojnë politikën, Biden kërkon të sjellë komunizmin

11 Janar 2021, 17:13| Përditesimi: 11 Janar 2021, 17:46

  • Share

Suada Mehmetaj: Tani do të zhvillojmë një intervistë me John Alite, ai është një nga figurat më të njohura në Amerikë, për shkak të së kaluarës së tij, për librat që ka shkruar dhe filmat e bazuar në historinë e jetës së tij. Por ditët e fundit John Alite është rikthyer në fokus të mediave, veçanërisht ato shqiptare për shkak të përfshirjes së tij në protestat e të mërkurës kundër certifikimit të Joe Biden si President i 46 i SHBA. John Alite, faleminderit që pranuat të flisnit me Report TV.

John Alite: Faleminderit ju.  E vlerësoj shumë që më dhatë mundësinë të flas me ju.

Suada Mehmetaj: John a mund të na thuash se përse vendose të ishe pjesë e kësaj proteste?

John Alite: Unë vendosa të jem pjesë e kësaj proteste, për shkak të historive që gjyshi im më tregonte për Shqipërinë në epokën komuniste. Unë e njoh shumë mirë regjimin totalitar, familja ime ka qënë e persekutuar, madje disa edhe janë arrestuar nga regjimi komunist i Hoxhës. Joe Biden dhe krahu I majtë qeverisë po mundohen ta sjellin Amerikën në atë nivel.

Suada Mehmetaj: Shumë media, të paktën në Shqipëri kanë theksuar se ju keni dhënë para për të grumbulluar sa më shumë njerëz në protesta. A është kjo e vërtetë? A keni dhënë para për të grumbulluar sa më shumë persona të jetë e mundur gjatë protestave?

John Alite: Absolutisht po kam qenë i përfshirë, me organizime mes miqve, në media sociale, në raportime dhe në grumbullime. Kam bërë të pamundurën për të sjellë sa më shumë njerëz të jetë e mundur, në mbështetje të demokracisë në SHBA. Po, kam qenë i përfshirë me sa kam mundur në mbrojtje të demokracisë në këtë vend dhe atë në botë. Sepse në Amerika humbet lirinë e saj, ashtu do ta humbasë edhe bota.

Suada Mehmetaj: Zoti Alite, shumë njerëz do të thonin që ajo që u pa të mërkurën në Uashington D.C, nuk është një gjë që ne duhet të shihnin, nuk ishte shfaqje e demokracisë, por më shumë një skenë ku  ekstremistët mundohet të merrnin me dhunë institucionet. Çfarë mendoni për dhunën në Kongres?

John Alite: Është qesharake, njerëzit nuk e kuptojnë si funksion politika në SHBA. Ka pasur dhunë në SHBA për të paktën 8 muajt e fundit. Joe Biden dhe e majta e tij ekstreme kanë mbështetur grupe të majta ekstremiste si ANTIFA, BLM, këto janë grupe të cilat kanë qenë duke djegur ndërtesa, duke vrarë njerëz dhe duke vrarë kështu klasën e mesme. Duke shtypur klasën e mesme ata mund ta kthejnë vendin në socializëm dhe komunizëm. Ideja pas Joe Biden dhe Kamala Harris, është të vrasin të djegin e të shkatërrojnë. Çdo gjë, çdo taktikë, çdo veprim që unë bëja sa kohë unë isha pjesë e Mafias, ata po tentojnë të bëjnë tani. Unë e kuptoj këtë gjë shumë mirë.

Suada Mehmetaj: Pra ju po vendosni një vijë të drejtë mes mafies dhe qeverinë që do të drejtojë SHBA për 4 vitet e ardhshme?

John Alite: Po ata erdhën në pushtet ilegalisht. Është ofendim për inteligjencën e çdo personi të mendosh se Joe Biden fitoi këto zgjedhje. Ai nuk është aspak popullor në vend. Nëse shikon të dhënat e tij për 47 vitet e fundit, ai ka qenë I korruptuar, racist, ka persekutuar njerëzit me ngjyrë, minoritetin në këtë vend. Nëse nuk besoni në fjalën time, mjaft që të shikoni deklaratat e tij të mëparshme, ai ka I ka cilësuar njerëzit me ngjyrë dhe minoritarët kafshë, I ka quajtur xhungël dhe madje I ka persekutuar edhe në Draftin ligjor në 1988, I ka penguar edhe komunitetin me ngjyrë të përfshihet në biznese. Tanimë ai ka marrë një drejtim krejt tjetër. Ai është një person I korruptuar dhe I përfshirë me Kinën, ka shumë dëshmi që e dëshmojnë atë, kaseta regjistrime dhe material nga kompjuteri I të birit. Bashkëpunëtori I djalit të tij ka sjellë materiale komprometuese, video dhe sms dhe ata po mundohen ta fshijnë atë. E gjithë kjo po mundohet për tu fshehur dhe për të realizuar një grusht shteti, për të marrë nën kontroll këtë vend. Por kjo gjë nuk do të lejohet kurrë nga veteranët të cilët e rrezikuan jetën e tyre për vite me radhë, për të mbrojtur lirinë e këtij vendi dhe botës.

Suada Mehmetaj: Në fakt zoti Alite me atë çfarë kam ndjekur së fundmi në media, asnjë nga akuzat që janë bërë nga Trump dhe administrate e tij, nuk janë provuar. Institucionet përkatëse kanë dëshmuar se nuk ka pasur mashtrim në zgjedhjet e fundit. Dhe në fakt Biden është presidenti më I votuar në historinë e vendit.

John Alite: Kjo është për të qeshur në fakt. Sepse shqiptarët e kuptojnë më së miri se çfarë do të thotë komunizmi, propaganda. Sepse një gjë e ngjashme ndodhte në Shqipëri kur kishte komunizëm, ata jepnin lajmin që donin të transmetonin. Të gjitha institucionet, demokratët, republikanët, gjykatat dhe institucionet zgjedhore janë të gjithë të korruptuar nga koka tek këmbët. Kjo është gjendja më e keqe që është gjendur ky vend, ky komb I jashtëzakonshëm. Vend për të cilën kanë sakrifikuar jetën e tyre, për ta mbrojtur atë dhe kushtetutën e këtij vendi. Dhe duhet ta theksoj edhe media është e përfshirë. Duhet ta theksoj nuk ka rëndësi nëse e pëlqen apo jo Donald Trump, kjo nuk është çështja. Çështja është se në këtë vend po censurohet Presidenti, në publik, në rrjete sociale, në media. Kjo gjë nuk ndodh në asnjë vend të botës, vetëm ke ne për shkak të propagandës dhe korrupsionit. Vendi jonë është njëjtë si një vend I botës së tretë, si Venezuela apo Kuba. Është e neveritshme kjo që po ndodh, edhe për veteranët të cilët luftuan për të mbrojtur këtë vend.

Suada Mehmetaj: Zoti Alite ju ishit një nga shqiptarët lehtësisht të identifikueshëm gjatë protestës se të mërkurës. A kishte shumë shqiptarë në protestë?

John Alite: Në këtë protestë nuk e di ekzaktësisht sa njerëz ishin pjesë e tyre, një milion, dy milion. Di që të them se në protestën e fundit ishin nga 500 000 deri në një milion persona. Por di të them se rrugët kudo në SHBA, janë të tej mbushura me ne. janë 70-80 milion  që nuk e duan Joe Biden si president të vendit. Është e pamundur që ai të ketë fituar këto zgjedhje dhe Shqiptarët që jetojnë këtu, mund të them se kanë qenë në protestë me mijëra. Unë nuk jam I vetmi, mijëra shqiptarë kanë protestuar me flamuj shqiptarë aty. Njerëz nga e gjithë bota, me ngjyrë, hispanik, kinezë indianë, të të gjitha etniteteve u munduan të ndalojnë këtë vjedhje votash. Kjo që ndodhi është e neveritshme. Zgjedhjet e nëntorit duhet të fitoheshin nga Trump. Nuk ishte e njëjtë me rastet kur Obama apo Klintoni po garonin për president, sepse ata ishin të pëlqyer dhe të pranuar nga vendi. Ky është një person që nuk është I pëlqyer nga askush, nga asnjë nga komunitetet, sepse të gjithë e dinë se ai është I përfshirë me Kinën Komuniste. Ai po mundohet ti sjellë ata në vendin tonë.

Suada Mehmetaj: Zoti  Alite, edhe vetë Trump e pranoi se kishte humbur zgjedhur, e megjithatë deklaroi se nuk do të jetë pjesë e ceremonisë së inaugurimit, të Biden. Çfarë planifikoni të bën ju, a ka protesta të tjera të planifikuara apo do të dorëzoheni dhe do të lejoni që çdo gjë të shkojë në rrugën e duhur?

John Alite: Ata e detyruar presidentin tonë, ata e kërcënuan atë. Ai qëndron në krah të këtij vendi. Ai është simbol I risë në këtë vend. Në fakt e gjithë kjo nuk është për Donald Trump edhe pse e gjithë bota po mundohet ta bëjë të duket sikur është vetëm për Donald Trump. Kur presidenti I vendit kërcënohet nga njerëz të korruptuar si përfaqësues të FBI-së, të partive të ndryshme, persona të cilët janë parë para gjykatave dhe kanë ndërhyrë por nuk janë ndëshkuar kurrë, nuk janë burgosur kurrë. Çfarëdo te ndodhë, ne nuk do të heqim kurrë dorë. Njerëzit nuk do të dorëzohen, kurrë. Ne nuk do të lejojmë kurrë që ky vend të shkojë drejt komunizmit dhe nëse dikush do ta pyeste Biden nëse ky vend po shkon drejt socializmit, ai do t’iu gënjejë në fytyrë. Por nëse dikush e pyet atë sesi djali I tij po zhvillon biznese energjetike me Kinën dhe Ukrainën. E gjithë kjo është një çmenduri, kjo nuk ka të bëjë vetëm për mashtrim zgjedhor. Nëse një  gjë e ngjashme do të ndodhte në presidencën e Ronald Regan ata do të ishin burgosur. Vendi po shkon drejt të majtës ekstreme dhe njerëzit nuk mund ta lejojmë. Ka një kushtetutë dhe ata duhet ti binden asaj. Dhuna ka qenë nga ana e demokratëve, nga e majta. Në fakt pjesa më e madhe 99.9 % e asaj proteste nuk ishte e dhunshme, njerëzit madje u lejuan të kalojnë në Kapitol, policia nuk I ndaloi njerëzit për të shkuar në Kongres dhe në fund pati pak trazira. Por asnjë nga ne nuk kishte armë, thjesht disa njerëz dolën jashtë kontrollit dhe thyen disa dritare. Një ish veteran e AirForce 40 vjeçare u qëllua në gjakftohtësi të plotë, por ajo nuk po bënte asgjë të gabuar, nuk ishte e dhunshme, nuk po qëllonte njeri. Jam dakord që ajo nuk duhej të ishte në Kongres, për këtë jam dakord. Por ajo është një ish-patriote dhe është e neveritshme që askush nuk po flet për mënyrën sesi u vra.  Ajo luftoi për të mbrojtur këtë vend për 14 vite dhe tani ka humbur jetën. Do të doja që gazetarët nga e gjithë bota të shikonin se çfarë po ndodh me këtë vend, në 6- 8 muajt e fundit me dhunën që është rritur dukshëm.  Joe Biden and Kamala Harris kanë sponsorizuar lëvizjen Black Lives Matter dhe Antifa dhe kanë krijuar madje edhe një fond, për të shmangur dënimin e tyre me burg. Njerëzit duhet ta shohin sa I korruptuar është Joe Biden, atë Joe që ka kaluar këto ligje që I dënojnë ata dhe ka bërë deklarata kundër minoriteteve. BLM nuk është për njerëzit me ngjyrë, nuk I mbron ata, unë njoh shumë njerëz me ngjyrë, unë I kam miq ata, unë jam rritur në të njëjtat lagje me ta. Ka një diferencë të madhe mes BLM, që është një lëvizje politike dhe komuniteteve me ngjyrë, si Leo Turrel, I cili është një nga aktivistët më të mëdhenj, por është kundër lëvizjeve të tilla si BLM e të ngjashme. Ato janë lëvizje me të vërtete aktive.

Suada Mehmetaj: Shpresoj që shumë shpejt kjo situatë do të gjejë një zgjedhje sa më parë, pasi protesta e të mërkurës u mori jetën 5 personave. 5 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u lënduan. Kështu le të shpresojmë që çdo gjë të shkojë në vendin e duhur dhe demokracia të gjejë rrugën e vet.

John Alite: Demokracia do ta gjejë rrugë e vet, shpresoj paqësisht. Marthin Luther King Junior, ishte një nga liderët më të mëdhenj që ka njohur historia, ai është hero për mua njëjtë si Mandela dhe të tjerë. Unë mundohem të ndjek shembullin e tyre. Ata po mundohen të udhëheqin nëpërmjet propagandës. Ata po mundohen të bllokojnë të gjithë republikanët, ja u kanë bllokuar Facebook, Tëitter, cdo person që mbështet Trump është I bllokuar nga këta gjigandë teknologjie. Kjo nuk është demokraci, kjo nuk është liri. Ky është komunizëm, kjo është shtypje e fjalës së lirë. Dhe për të mirën e këtij vendi nëse do të duhet të protestojmë paqësisht ne do ta bëjmë atë. Kjo është e vetmja mënyrë për të shpëtuar familjet e tyre, fëmijët e tyre, të ardhmen e tyre. Bota duhet të shikojë me vëmendje dhe të ndihmojë, sepse nëse superfuqia amerikane bie e gjithë bota do të bjerë me të. Kjo është në rrezik tani, Kina ka blerë prona në të gjithë vendin. Ata zotërojnë NBA, Hollivudin dhe kanë marrë kontroll pothuajse në çdo aspekt, kanë arritur deri në Dhomën e Përfaqësuesve. Çdokush nga e majta janë në bashkëpunim me Kinën dhe të përfshirë aty. E gjitha bota duhet të zgjohet dhe  të shohë, sepse nëse nuk reagojmë do të kemi një shembull tjetër të hitlerit dhe Gjermanisë.

Suada Mehmetaj; Z. Alite shume faleminderit, për kohën dhe idetë tuaja. Shpresoj që së shpejti të marrin një lajm të mirë nga SHBA.

John Alite: Zoti të bekoftë ty. Zoti bekoftë Shqipërinë dhe Amerikën. Faleminderit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • fred: 12/01/2021 09:44

    74 milione vota, trump ka superfituar, kshuqe as mos e veni ne diskutim, plehrat e elites me sorosin bill gate clintons obama e tjer e tjer tentojne ti nxijne jeten amerikaneve, kjo gje veshtire se do ndodhi

    Përgjigju
  • meri: 11/01/2021 22:51

    Po dhe ju që i jepni hapësirë këtij farë mafiozi...Ku është katandisur televizioni, s'kanë faj që i thonë KAZAN.

    Përgjigju
  • emigrante: 11/01/2021 21:16

    Ma debila ju se ai qe i jepni rendesi

    Përgjigju
  • Sokrat: 11/01/2021 20:26

    Ca i jepni rendesi kti spiuni. Si behet njeri von ca thot ky Njerzit po komentojn pa e lexuar artikullin

    Përgjigju
  • Toni: 11/01/2021 19:28

    Kemi eksportuar në SHBA injorancë,mafie dhe antikomunizëm! Qëllon që ky idiot i ka mishëruar të treja këto “virtyte”...

    Përgjigju
  • Niko: 11/01/2021 19:17

    Donald trump eshte biznesmen dhe nuk shkrepi asnje pushke ndoshta cenoi interesat e industrialisteve te armeve

    Përgjigju
  • Komentuese: 11/01/2021 19:15

    Po mire, nuk paska tjeter te intervistonit? Pak personalitete shqiptare ka Amerika nga te cilet vertet mund ta kesh per nder te marresh mendim per keto ceshtje kaq madhore? Duhej pyetur ky gangster, pa pike vlere njerezore, i diskretituar? Ju sjeni ne vete

    Përgjigju
  • PaEmer: 11/01/2021 18:32

    John-i e njeh boten!!! Te lumte!!! Te tjeret jan pleshta!!!

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 11/01/2021 18:28

    Po flamurin shqiptar e mbante per te prezantuan si flamur te mafies?Habitem me shqiptaret e amerikes qe nuk te terheqin zvarre si qen.

    Përgjigju
  • LORA: 11/01/2021 18:18

    C'i duhej ketij birbos ekspozimi me flamurin shqiptar,ne sulmin gangster te trump-isteve ne Capitol??? Ky eshte nje abuzim tejet dashakeq ndaj Shqiperise sone.Jazek,qelbesire trump-iste.

    Përgjigju
  • Njoni: 11/01/2021 17:58

    Epo s'kish si të ndodhte ndryshe sepse pas kapitalizmit, hapi tjetër i evolucionit njerzorë është sistemi socialist pastaj ai komunist, e ke të shkruar nëpër libra nga baballarët e filozofisë or zoti Alite. O Xhono lexo ka i her se mir të bon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?