Ish mbikalimi i Zogut të Zi do dëshmojë!

6 Mars 2021, 16:57| Përditesimi: 8 Mars 2021, 12:22

  • Share

Po rrokulliset viti i 15-të nga 5 korriku i vitit 2006, kur u prish mbikalimi i Zogut të Zi. Në atë kohë që prej disa muajsh në qeverisjen qendrore kishte zbarkuar Partia Demokratike me Kryeministër Z. Sali Berisha, i cili dukej se me dorë të hekurt do të merrte revanshin e e gremisjes nga froni në vitin 1997 dhe jo vetëm. Një betejë e pa shëmbullt, tërësisht politke, u zhvillua mes Qeverisë qëndrore dhe asaj Vendore-Bashkisë Tiranë në rreth rrotullimin e Zogut të Zi. Bashkia Tiranë kishte armën e arsyes, të perspektivës së zhvillimit dhe të ligjit por asgjë prej tyre, përfshi edhe mbështetjen mbarë popullore, nuk mjaftuan të ndalonin revanshin e verbëer të Qeverisë që kishte të vetmen armë: fuqinë e pushtetit të mëkuar e mbarsur me inatin dhe mërinë e kryeminstrit të kohës. Edhe pse betejat ligjore i fitoi Bashkia Tiranë, strukturat e mbikalimit u rrafshuan. Makineritë e rënda, duke hungiritur si të ishin tiranosaurë, shfrynin e kafshonin strukturat betonarme të mbikalimit; një masakër kafshërore kjo për të keqen e të gjithëve. Koha rrjedh por ajo ka memorien e vetë. Përmes memories ajo kujton, flet, ballafaqon dhe fshikullon. Edhe pse kanë kaluar jo pak vite vite, odiseja e prishjes së strukturave të realizuara në mbikalimin e Zogut të Zi duket se do të rikthehet në vëmëndjen e shqiptarëve.

Ndoshta në një hark kohor rreth një mujor ngjarja 5 korrikut 2006, ajo dramë dueli, do të riçfaqet. Seriali i sajë e do të luhet në të njëjtin shesh, tek tek Zogu i Zi. Gjithë tensioni, i një periudhe jo të shkurtër betejash, do të shkarkojë i shtuar dhe do të shkundë kujetesën e të gjithëve. Palët e betejës politike të zhvilluar në atë kohë do të përballen me faktin. Fakti do të jetë kokë fort. Me tu vënë në shfrytzim nyja e re tek ish Sheshi Shqiponja, Rreth Rrotullimi i Zogut të Zi pritet të kthehet në nyjen më të mbingarkuar për qarkullimin e automjeteve në të gjithe kryeqytetin; ndërkohë do të sjellë një stres që do ta vuajnë qytetarët. Ky mbistres është produkti që sjellin Fitimtarët e prishjes së 5 korrikut të vitit 2006. Tashmë qytetarët do të shohin kush kishte dhe ka të drejtë, kush është ish Kryetari i Bashkisë Edi Rama, sot Kryeministër i vendit dhe kush është ish Kryeminstri i asaj kohe Sali Berisha bashkë me çetën e tij barbare, që sot kërkojnë pushtet. Mbi gjithçka do të kuptojnë e vlerësojnë fillozofinë e qeversjes të seicilës palë. Cila palë ka vision, punon e ndërton në dobi së ardhmes dhe cila palë shkatërron nga që visionin ia ka errësuar mëria, ndjenja e hakmarrjes dhe bajraktarizmi e pse jo edhe mosdija. Njëra Palë ka përqafuar ndërtimin dhe tjetra shkatërrimin. Njera palë lodhet të dërtoje dhe njera palë festoon fitoren kur pish!..

Aso kohe dora e djathtë e vendimeve dhe aksioneve të Qeverisë Berisha ishte Lulzim Basha dhe shumë mbështetës të zjarrtë nga ish KOP-istët, të cilët aktualisht janë hedhur në sulm për të marrë një mandate qeverisës në 25 Prillin e sivjetshëm. Lulzim Basha, në atë kohë Ministër i Infrastrukturës, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe sot pretedent për kryeministër, ka udhëhequr prishjen e strukturave të mbikalimit. Në prezencën e forcave të policisë ndërtimore për gazetarët ka deklaruar pak a shumë: "Prishja e mbikalimit është një masë që merret për lehtësimin e trafikut në hyrje të Tiranës. Është një masë me karakter të përkohshëm, që ndërmerr organi i policisë ndërtimore.”. Por ata vetëm sa e prishëm dhe nuk morën asnjë masë për lehtësimin e trafikut, siç deklaruan!.. Pra vetëm se prishën siç kishin bërë edhe herë të tjera. U dhimbkan sytë nga arritjet e të tjerëve, sedra e tyre e sëmurë nuk e pranon suksesin e të tjerëve… Fillozofia e tyre është ti prishim çfarë kanë bërë kundërshtarët! Përse vallë?!

Ujku qimen e ndërron por zakonin se harron!..Këtu është problem më i madh që ka të bëjë me pandreqshmërinë e këtij lloji. Këta gjejnë arsyen e mos arsyes për të gjeneruar valë shkqtërrimtare, ashtu si forcat e verbëra që shkaktojnë fatkeqësi. Sjellim në vëmëndje prishjen e një pasurie miliarda dollarësh të krijuara nga sistemi njëpartiak si fabrika, uzina, punishte të thjeshta, sera, sisteme për vaditje, plantacione agrumesh e pemëtoreh të tjera etj.. duke i cilësuar si komuniste! O zot çfarë dhune “revolucionare” kundër pasurisë, kundër makinerive me një arsyetim batakçilerësh!.. Edhe për prishjen e strukturave tek rreth rrotullimi vendimi u mor mbi bazën e një thirrjeje patetike. Ju kujtoj kur më 29 dhjetor të 2005-s Z Sali Berisha gjatë mbledhjes së KKRTSH-së ftoi (urdhëroi e kërcënoi) të gjithë antarët që të votonin për shembjen e mbikalimit: "Ju ftoj të shfuqizojmë vendimin e KKRT-së të Bashkisë Tiranë për ndërtimin e Zogut të Zi.

Ky vendim në çdo germë të tij pikon korrupsion dhe të shkojnë në ndjekje penale të gjithë ata që kanë bashkëpunuar në këtë krim të vërtetë urbanistik."Një hërë gogoli komunist, herën tjetër gogoli i krimit urbanistik imgjinar dhe në çdo rast do të gjendet një gogol që të justifokjë prishen strukturat e Unazës së Re, investimi i Sheshit Skënderbej, parqet dhe këndet e lodrave etj.., ku drejtuesit e PD kanë udhëhequr aksione kundërshtuese duke i kthyer edhe në kauza të kohës. E gjithë kjo shpurë shkatërruesish kërkon pushtet sepse në arshivën memoriale të vetën ka shumë e shumë objekte për ti prishur dhe ka dhënë prova që këtë dinë ta bëjë shumë mirë. Por koha ka rrjedhur dhe qytetarët kanë parë e mësuar shumë. Një shumicë e cilësuar jo vetëm që nuk iu jep votë por mendon ndryshe. Për këtë shumicë ka ardhur koha që shëmbja e strukturave të ish mbikalimit tek Zogu i Zi të klasifikohet një vepër penale jo dosido por: shpërdorim i pushtetit, shkelje e autonomisë së pushtetit vendor, dëm ekonomik i buxhetit të Bashkisë Tiranë dhe cënim i cilësisë e sigurisë së jetës së qytetarëve. (Kujtoj se ka edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese ku prishjen e mbikalimit e cilëson të gabuar që bie ndesh me kushtetutën!..) Sa folëm është dëshmia e parë, e rëndë por jo e vetmja që vjen nga Ish Mbikalimit i Zogut të Zi. Ish Mbikalimit i Zogut të Zi kërkon ndëshkim të dyfishtë: me votë dhe me ligj. Ndëshkimi me votë do të ndodhë si edhe herë të tjera. Për ndëshkimin me ligj të presim dhe shpresojmë!

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ardian: 06/03/2021 22:39

    PO e vertet.. miljona euro nga xhepat e taksapaguesve...arrogance..por u shemb nje pallat ne vlore askujt si hyri gjemb ne kemb 15 miljon eu qe gjoba....arrogance qe duhet paguar prap nga xhepat e qytetarve...a ka te tjera sa te duash.....e flasin per shtet

    Përgjigju
    • ardian: 07/03/2021 08:07

      sa mir e dike ket gjizen bilal

    • Bilali: 07/03/2021 08:00

      E hengre byrekun me gjiz ti?

    • Loni: 07/03/2021 00:01

      Aq me ka pelqyer komenti plako saqe ska ku te shkoj me realist! Kur te zgjohet shoqerise civile e vertete e mos rendin pas individeve e te shesin voten per nje these miell e 20 mij lekesha... Edhe ti drejtohen atyre individeve we na qeverisin per nevojat e tyre te perditshme atehere ka per tu ber ky komb... Por deri atehere te presim edhe saga vazhdon...

  • Elez Alia gjergj: 06/03/2021 21:39

    I comenti,dove Sono!Berishovic I me Klanin e vet Mafioz,e Primitiv,Diktatori Malificioz ma i zi se Bajlozi!

    Përgjigju
  • Teli: 06/03/2021 21:33

    Do zoti vjen ajo dte te ndeshkohen keta faqezinj. Vrasin, vjedhin, shlaterrojne dhe nuk japin llogari.e dhimbshme eshte te kujtosh se cfare ndodhi aso kohe tek Zogu i Zi, qe i nxifte zoti. Ne pushtet ishte kjo aleance qe sot kerkon pushtet, kriminele te regjur...

    Përgjigju
  • Ben: 06/03/2021 21:05

    Ok Pajtim je vlere eshtuar e mendimit profesional.

    Përgjigju
  • Bujari: 06/03/2021 20:07

    Patjeter

    Përgjigju
  • roza: 06/03/2021 19:55

    Kur do te vi ajo dite qe drejtesia te vihet ne vend, vandalet qe e prishen duhet te marin denimin e merituar....

    Përgjigju
  • ANDONLARS: 06/03/2021 18:31

    Nuk do ta harroj kurrë atë krim! Paratë e njerëzve u shpenzuan për një "pasazh inteligjent" dhe qeveria Berisha erdhi dhe shkatërroi investimin e bërë me paratë e njerëzve! Krim i pazakontë dhe i çmendur! Ka qenë një traumë në mua që kur PD-së i mungonte vetëm një gjë në vetvete: demokracia!

    Përgjigju
    • E vërteta: 06/03/2021 23:54

      Po teatrin e harrroni ju P.S omsat

    • Tirona: 06/03/2021 20:38

      Qe shqiptaret te mos kene me trauma te tjera duhet te votojne per nje mandat te trete te PS

    • Bilali: 06/03/2021 20:37

      Nuk ishte cmenduri ore shok, ishte akt i mirmenduar per ti hapur rrugen ndertimit te Ring Center, oron e sponsorave kryesor te mitingjeve e protestave te PD

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?