Ish- ministri i Ekonomisë, Arben Malaj, në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, teksa komentoi aksionin për lëshimin e faturave tatimore, tha se duhet që të hartohen reforma të plota strukturore.
“Unë jam i pozicionuar që herët që Shqipëria e ka të pamundur që të rrisë të ardhurat dhe financat në një kohë të shkurtër. Të ardhurat e përgjithshme në 0.44% e dyta nuk vijnë nga ndryshimi të ardhurave dhe është provuar nga studimet e një politikë e ngritur nga tatimet mund të vijë nga një administrim i keq tatimor dhe doganorë. Hapat që merren kanë kosto dhe prandaj rritjet janë më të ngadalshme. Duhet të bëjmë reforma të plota strukturore’, tha ai.
Malaj tha se biznesi i vogël nuk duhet që të sulmohet.
‘Ne patëm një aksion kundër informalitetit, aq sa të gjitha dyqanet kanë vendosur me tabela merrni faturën në dyqane, ishte një aksion që nuk dha asnjë rezultat. Duhet që të qartësohemi mirë, biznesi i vogël nuk është lopa e madhe për buxhetin që herë pas herë ti sulesh. Administrata tatimore këstin e parapagimit të fitimit gati e ka dyfishuar për të gjitha bizneset dhe kur ankohesh në mënyrë zyrtare të thonë kështu e ka nxjerr sistemi. Sistemi kush është? Sepse ato sistemi i nxjerr pasi koefiçentët i vendos individi. Dhe ai që ka vendosur koeficentët ka dashur që të ketë të ardhura tatimore apriori. Dhe ti marrësh paratë nga duart çdo biznesi para se ai të ketë një fitim real kjo do të thotë që ta vësh në rrezik për vazhdimin e aktivitetit’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Aksioni për faturat tatimore, Gjokutaj: Do sjellë rritje të informalitetit! Preçi: Po favorizohen oligarkët! Danaj: Biznesi i vogël në shënjestër, të shkohet edhe tek i madhi
S.B/I.M/ReportTv.al
