Kronikë

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK (VIDEO)

28 Mars 2024, 13:03| Përditesimi: 29 Mars 2024, 01:49

  • Share

Ish-ministri dhe ish-kryebashkiaku socialist i Sarandës, Stefan Çipa është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Report Tv sjell edhe pamjet teksa Çipa futet në ambientet e SPAK.

Ende nuk bëhet me dije se për çfarë çështje është thirrur në SPAK, Stefan Çipa ndërkohë që ai ka mbajtur edhe një sërë postesh në administratë si drejtor i burgjeve, zv.ministër i brendshëm.

Çipa ka qenë dhe deputet i PS dhe kryebashkiak i Sarandës 2011 -2015. Më 13 janar të vitit 2016, Edi Rama e riktheu në Ministrinë e Brendshme, por këtë herë si zëvendësministër. Këtë post e mbajti deri në konstituimin e qeverisë “Rama 2”, në shtator të vitit 2017.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?