'Ishte e gjitha e jashtëzakonshme!' Ish presidenti amerikan Bill Clinton mbyll vizitën në Tiranë, Rama i shtron drekë në vilën 30 dhe e përcjell në Rinas

4 Korrik 2023, 12:11| Përditesimi: 4 Korrik 2023, 14:33

  • Share

“Ishte e gjitha e jashtëzakonshme! Nuk do doja të ikja sot dhe po iki duke menduar se emri tjetër i Nju Jorkut është West Albania!” Me përshtypjet më të mira dhe i impresionuar nga mikpritja dhe mirënjoha shqiptare, ish presidenti i Amerikës, Bill Clinton la tokën shqiptare mesditën e sotme (4 korrik)

Ashtu siç e priti, ishte kryeministri Edi Rama e cila e përcolli drejt aeroportit "Nënë Tereza".

Kryeministri Rama postoi në Facebook foton e përqafimit me Presidentin dhe e shoqëroi me deklaratën e vetë Clinton

“Ishte e gjitha e jashtëzakonshme! Nuk do doja të ikja sot dhe po iki duke menduar se emri tjetër i Nju Jorkut është West Albania”

Ish presidenti i SHBA-së Bill Clinton vijoi paraditen e sotme vizitën në Tiranë me një takim me kryeministrin Edi Rama në vilën nr 30.

Mësohet se në vilën qeveritare në zonën e ish bllokut u shtrua dhe një drekë nga kryeministri Edi Rama për nder të presidentit të 42-të Amerikan, Clinton i cili më pas zhvilloi një takim edhe në ambasadën amerikane.

Takimi tek vila 30 zgjati rreth 2 orë ndërsa në përfundim të tij, presidenti amerikan përshëndeti edhe median.

Shqiptarët i dhuruan një pritje të ngrohtë ish-presidentit Bill Clinton në një ceremoni publike që shënonte vizitën e tij të parë në vend. Kryeministri Rama nderoi Presidentin Clinton me "Yllin e Madh të Mirënjohjes Publike" për kontributin e tij për paqen në rajon dhe Presidenti Clinton shprehu admirimin e tij për përparimin historik të Shqipërisë nga diktatura në demokraci.Nga ana e tij kryeministri Edi Rama vlerësoi rolin e presidentit të 42 të SHBA-së për shqiptarët dhe Kosovën dhe e vlerësoi me medaljen "Ylli i Mirënjohjes Publike"

Surprizë për Presidentin Klinton ishin dhe një grup fëmijësh që kishin udhëtuar nga Kosova, për ti shprehur falenderime presidentit. Të gjithë kishin emrin Clinton, apo Hillary.

Kjo është vizita e parë e Bill Clinton në Shqipëri e cila do të përfundojë sot kur shënohet 4 korriku festa më e madhe kombëtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkaq, Bashkia e Tiranës do të organizojë nesër dhe një koncert në orën 20:00, në titulluar “American Night” tek Amfiteatri në Parkun e Madh të Liqenit Artificial.

Ora 13:17
Vizita e parë në Shqipëri, ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton largohet nga Tirana, përcillet nga Rama në Rinas

1688469476_fdf.JPG

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë për në Rinas ish presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton. Rama ndan edhe frazën e bukur të Clintonit dje, teksa e shoqëron me një foto duke u përqafuar miqësisht.

“Ishte e gjitha e jashtëzakonshme! Nuk do doja të ikja sot dhe po iki duke menduar se emri tjetër i Nju Jorkut është West Albania” – shkruan Rama përbri fotos duke e cituar. 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?