Nicholas Sarcozy

Ish Presidenti francez Nicolas Sarkozy para gjykatës i akuzuar për Korrupsion

23 Nëntor 2020, 10:26| Përditesimi: 23 Nëntor 2020, 10:28

  • Share

 

Ditën e sotme ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy  shfaqet para gjykatës në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij në lidhje me një aferë korrupsioni. Të akuzuar janë edhe avokati i tij, Thierry Herzog dhe Gilbert Azibert, ish-magjistrat në Gjykatën e Kasacionit, gjykata më e lartë e apelit në Francë. Ai është i akuzuar për korrupsion dhe abuzim me pushtetit.

Në një çështje të njohur si “çështja e përgjimit”, prokuroria pretendon se Sarkozy dhe avokati i tij, Thierry Herzog u përpoqën të korruptonin gjyqtarin, Gilbert Aziber për të dorëzuar informacione sekrete nga një hetim i veçantë kundër ish-drejtuesit francez, madje ish-presidenti mësohet ti ketë ofruar Aziberit një pozicion pune në Cote d’Azur.

Sarkozy dhe dy të pandehurit e tjerë mohojnë të gjitha akuzat. Prokurorët kanë nënvizuar se edhe nëse Azibert nuk "e mori punën", thjesht kërkesa ose pranimi "nga palët e përfshira do të ishte prova e mjaftueshme për tu shpallur fajtor.

Nëse akuzat për korrupsion aktiv provohen, atëherë Sarkozy përballet me një dënim me burg deri në dhjetë vjet dhe me një gjobë prej një milion euro, megjithatë këto nuk janë akuzat e vetme me të cilat Sorkozy po përballet.

Tani në pension nga politika, ai po përgatitet gjithashtu për gjyqin mbi shpenzimet e fushatës së tij për zgjedhjet presidenciale të 2012-tës. Sarkozy është shënjestra e një serie hetimesh ligjore – nga akuzat se lideri i ndjerë libian, Muammar Gaddafi, financoi ilegalisht fushatën e tij deri te marrja e një ryshfeti të pretenduar nga shitja e armëve në Pakistan. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?