Sipas Giorgio Palù, profesor i shquar në Universitetin e Padovës në Itali dhe ish-president i Shoqatës Europiane të Virologjisë, koronavirusi mund të mos jetë me origjinë natyrore.
Sipas tij "ai përmban shartime që mund të vijnë nga kafshët, por edhe nga njerëzit".
Palù është duke shkruar një libër mbi pandeminë dhe beson se Covid nuk do ta ketë jetën e gjatë por do të rri me njerëzit, duke e humbur virulencën, derisa të zbulohet vaksina ose një ilaç specifik që mund ta luftojë atë.
Profesori italian theksoi se ky virus vjen nga Kina, një vend që, ashtu si në vitin 2002 me Sars-Cov-1, priti disa muaj para se të bënte publike lajmet për ekzistencën e tij.
Në një intervistë për gazetën La Stampa, Palù shpjegoi se "si edhe në fenomenet fizike, pandemia përhapet nga lindja në perëndim dhe nga veriu në jug, duke u zvogëluar nga temperatirat e larta për tu rishfaqur në dimër.
Covid, sipas tij, ka një vdekshmëri prej 3.8 përqind kur numëron pozitivët e dalë nga testet e tamponit, por 1.5 përqind nëse llogariten të gjithë të infektuarit.
Palu theksoi se "Kjo nuk do të thotë që ne mund të flemë të qetë..."