Ish presidenti Alfred Moisiu

Politikë

Ish-presidenti Moisiu: Si më bëri presion Berisha nëpërmjet Gazmend Dibrës, kjo është vetëm një provë që vërteton akuzat e DASH

13 Nëntor 2021, 09:43| Përditesimi: 13 Nëntor 2021, 12:42

  • Share

Për ish-presidentin Alfred Moisiun, akuzat e DASH ndaj ish-kryeministrit Berisha nuk janë të reja. Ish-presidenti Moisiu zbuloi një situatë nga e shkuara kur ai ishte kryetar shteti, me të cilën tregoi se si Berisha i bëri presion përmes drejtuesit të Aviacionit Civil, Gazmend Dibrës për shkarkimin e prokurorit.

‘Shkon drejtori i Aviacionit Civil Gazmend Dibra, u bënte presion nipave të mi që kishin kompani ajrore. ‘I thoni dajës të firmosë shkarkimin e prokurorit, edhe çdo gjë zgjidhet mirë.’ Ky ishte një lloj rikatimi (presion) i tipit mafioz. Si ka mundësi që kryeministri t’i bëjë rikatim (presion) presidentit, kryetarit të shtetit. Sigurisht ai nuk e bëri vet këtë, por Gazmend Dibra s’mund të merrte përsipër një gjë të tillë, se nuk ishte aq budalla. Çfarë janë këto? Këto janë minimi i demokracisë. Pra, një nga akuzat që i bëhet atij nga DASH është pikërisht kjo. Domethënë kjo nuk është e re, nuk është e padëgjuar’, tha Moisiu në Vizion Plus.

Ishte sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ai që bëri me dije vendimin, se Sali Berisha dhe familja e tij janë futur në listën e zezë nga SHBA. Siç shkruhej në vendimin e DASH të shpërndarë nga Blinken, aktet e korruptuara të ish-Presidentit të Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Në njoftimin thuhej se ky vendim ndaj Berishës vjen pasi në funksionin e tij si kryeministër i Shqipërisë, është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë  shqiptare dhe institucioneve. SHBA akuzon Sali Berisha ka përdorur retorikën e tij për të mbrojtur veten, anëtarët e familjes dhe aleatët politik nga hetimet e pavarura antikorrupsion dhe masave llogaridhënëse.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dritan: 13/11/2021 14:41

    Fredi nuk te marrin per deshmitar per dy arsye, e para je plak budalla, dhe e dyta je budalla plak, pra i rrjedhur dhe torrollak. Ende me kujtohet dita kur u bere president, ishe duke luajtur domino me nje grup pensionistesh aty ne lagje... Fredi trego sesi i dergoje njerez Doktorit qe te rizgjdhte president, te kujtohet? Ha ha ha

    Përgjigju
  • Leli: 13/11/2021 14:39

    Presidenti me serioz i shqiperi. Me origjin te shkelqyer. Zotni burre. I PA pergojuar. Respekte.

    Përgjigju
  • Bobi: 13/11/2021 14:26

    Gaz Dibra sikur eshte pjese e grupit Bamir Topi e Kreshnik Ciftelija, o gjyshi!

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 13/11/2021 13:41

    O Fredo je me shume vonese,sepse si president i vendit ishe vetem produkt i Sali Berishes dhe Fatos Nanos,dy figurave me te degjeneruara dhe me te urryera nga shumica shqiptare brenda e jashte Shqiperie. Kaq duhet te te mjaftoje edhe ty si person qe lundrove drejt kryetarit te shtetit shqiptar si delfin plak i dy shemtirave komuniste.

    Përgjigju
    • Gazi: 13/11/2021 14:32

      Uku imomlit ke glase ne koke.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?