Jair Bolsonaro dhe bashkëshortja Michelle

Ish presidentit Bolsonaro i dënohet kandidimi për 8 vjet, gruaja e tij mund të futet në garë për zgjedhjet presidenciale 2026

1 Korrik 2023, 16:28| Përditesimi: 1 Korrik 2023, 16:30

  • Share

Ish presidenti Brazilian Jair Bolsonaro thotë se gruaja e tij Michelle mund të kandidojë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2026.

Këtë e ka komentuar vetë Bolsonaro duke thënë: “Michelle nuk do të jetë kurrë në dispozicionin tim, ajo ka jetën e saj. Nëse ajo dëshiron të kandidojë për dicka, është e drejta e saj. Ajo nuk ka përvojë për të përballuar një politikë të dhunshme si ajo në Brazil”.

Ish-presidenti e bëri deklaratën pasi mori mbështetjen e gruas së tij, e cila shkroi në rrjetet sociale: "Unë vazhdoj të besoj, besoj dhe të qëndroj pranë dashurisë sime. Brazili së pari dhe Zoti në radhë të parë. Ëndrra jonë është më e gjallë se kurrë. Unë jam në komandën tuaj, kapiteni im". 

Këto reagime erdhën pasi Gjykata e Lartë Zgjedhore e Brazilit ka vendosur të ndalojë ish-presidentin Jair Bolsonaro nga mbajtja e posteve publike deri në vitin 2030. Bolsonaro u shpall fajtor për abuzim me pushtetin e tij përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?