Gjykata e Beratit ka dhënë masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për pedofilin 66 vjeçar me iniciale R. O. Ai është akuzuar për "ngacmim seksual" ndaj 16-vjeçarit me iniciale K.J.
Pedofoli 66-vjeç ka mbërritur në gjykatë nën masa të rrepta sigurie dhe seanca e dhënies së masës së sigurisë ndaj tij është kryer me dyer të mbyllura dhe pa praninë e gazetarëve. Prokurori i çështjes,Tasim Puci,i ka kërkuar gjykatës vlerësimin "të ligjshëm" të arrestimit të tij dhe dhënien e masës së sigurisë "arrest me burg". Prokurori Tasim Puci i ka argumentuar kërkesat e tij para gjykatës me dëshminë e dhënë në polici e prokurori nga 16-vjeçari K.J,që ka rrëfyer të gjithë kalvarin e ngacmimeve seksuale prej disa muajsh dhe në bazë të raportit mjeko-ligjor që ka konstatuar shenja të dukshme të ngacmimit seksual tek djali 16-vjeçar.
Gjyqtari Durim Hasa, pasi ka dëgjuar palën akuzatore dhe atë mbrojtëse ka vendosur ta lërë të lirë 66-vjeçarin, duke i caktuar masën e sigurisë "detyrim paraqitje".
R. O u arrestua nën akuzën e "ngacmimit seksual" ndaj një 16-vjeçari. Ka qenë ky i fundit që e ka denoncuar të moshuarin në polici mbrëmjen e së Shtunën,duke treguar gjithë historinë disa mujore të ngacmimeve seksuale që kishte ushtruar ndaj tij R. O,që rezulton të jetë komshiu i tij.
Prokurori Tasim Puci, ka deklaruar se, prokuroria kërkoi lënien e Oços në burg, ndërkohë që në sallën e gjyqit R. O ka thënë se ditën e ngjarjes ishte i pirë dhe se ishte në një marrëdhënie me pëlqimin e të dyve me 16-vjeçarin, prej disa kohësh.
Ju lutem gazetareve,a mund te kerkojne,o gjejne argumentet qe dha gjykatesi,pse ky pedofil e seks offender,KOMSHI ME VIKTIMEN,duhej te lirohej me DETYRIM PARAQITJE,dhe te na I japin ketu,qe ti lexojme?
PërgjigjuKeshtu fillojne vetgjyqesite dhe vrasjet zinxhir nga keta ndyresira gjykates.
PërgjigjuE paska ber nje dore me lek Durimi
PërgjigjuTe varet ne qender te qytetit. Une si prind e kisha mbytur me duar
PërgjigjuDo zoti heren tjeter kap femijen e gjykatesit ose prokurorit qe ta kuptojne cdo te thote
Përgjigju