Foto ilustruese

Kronikë

'Isha unë shoferi', 'benzi' përplas një tjetër makinë, në pranga një 30-vjeçare, nis hetimi edhe për dy të rinj, u munduan të shpëtonin shoqen nga policia në Tiranë

9 Maj 2022, 14:35| Përditesimi: 9 Maj 2022, 14:38

  • Share

TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 30-vjeçare, pasi përplasi një tjetër automjet teksa ishte në gjendje të dehur. Hetimi ka nisur edhe ndaj 2 pasagjerëve që kishte e reja në makinë, pasi secili prej tyre pretendonte se ka qenë duke drejtuar automjetin në momentin e aksidentit.

Drejtuesja e automjetet sipas njoftimit të uniformave blu ishte L.B, por E. D., 29 vjeç këmbëngulte se ishte ai dhe Xh.D 26 vjeç po njësoj. Kjo është edhe arsyeja që ka nisur hetimi edhe për dy të rinjtë, për pengimin e së vërtetës.                         

"Benzi" me "3 shofer" përplasi automjetin me drejtues J.S.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?