Marjan Rroku dhe Alda Canaj

Kronikë

Ish-agjenti i SHISH që vrau të dashurën dhe nënën e saj, ngelet në burg

14 Korrik, 22:25| Përditesimi: 14 Korrik, 23:09

  • Share

Ish-agjenti i SHISH, Marjan Rroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e të dashurës dhe nënës së saj, Alda dhe Mbarime Canajt, në vitin 2001 në Tiranë, humb një tjetër betejë, kësaj here me Gjykatën Kushtetuese.

Ankimi i depozituar prej tij është vendosur të mos kalojë në seancë plenare. Ish-agjenti kërkoi të shfuqizojë vendimet e Gjykatës së Tiranës, Apelit dhe të Lartë për mbylljen e tij të përjetshme në burg.

Sipas Rrokut, urdhri i ekzekutimit ishte i pavlefshëm, pasi ishte firmosur vetëm nga kryesuesi i trupës dhe jo nga dy anëtarët. Kushtetuesja nuk e legjitimoi Rrokun për ankimin ndaj tre vendimeve të burgut përjetë, për shkak se është paraqitur përtej afatit ligjor.

Sipas gjykatës, ankimi u depozitua në prill 2025, 11 vjet pasi kishte marrë dijeni për dënimin, në një kohë që afati aktual është 4 muaj, ndërsa në atë kohë ishte 2 vjet. Ai u arrestua në SHBA dhe u ekstradua në Shqipëri në vitin 2014, kohë nga e cila vuan dënimin.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nga sot sekuestro bulmetit pa faturë, si e vlerësoni?