Fifi

'Ishalla ju futet Serbia e ju lë shtatzëna'/ Komenti i ndjekësit acaron Fifin: Sa i ligë duhet të jesh të urosh hyrjen e armikut që na shkatërroi e masakroi

13 Dhjetor 2022, 22:23| Përditesimi: 13 Dhjetor 2022, 22:27

  • Share

Teksa situata është e tensionuar në veri të Kosovës, nuk kanë mbetur pa u prekur edhe artistët. Së fundmi, në në postim në Instagram të Fifit, e cila promovon projektin e ri muzikor, këngëtarja u përball me një koment që nuk i pëlqeu aspak.  

“Ishalla ju futet Serbia t’ju lë shtatzëna”, shkroi një komentues ndërsa Fifi zgjodhi që t’i jepte përgjigje publike.

“Dhe ja pra miq, e nis një super dite dhe vjen një koment i tillë…sa i ligë duhet të jesh t’i urosh fatkeqësi dikujt. Sa i ligë duhet të jesh me ti urosh hyrjen e armikut në konak dhe po flasim për të njëjtit që na shkatërruan emocionalisht, ekonomikisht, psikologjikisht, na vranë e na përdhunuan e na masakruan….na lanë mbrapa në çdo aspekt. E sikur ky komenti kam marrë edhe disa të tjerë të cilat nuk e di pse nuk i kom nxjerr ma herët. Më vjen keq që bëhemi bashkë veç kur ka ndeshje futbolli, bëhemi patriotë veç kur bëhet gol”, ka shkruar Fifi në reagimin e saj.

Komenti i ndjekësit

Disa serbë në veri të Kosovës, që nga data 10 dhjetor ngritën barrikada dhe bllokuan rrugët që të çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Këto veprime i ndërmorën pasi policia e Kosovës arrestoi ish-pjesëtarin e këtij institucioni, Dejan Pantiç, nën dyshimet se ishte përfshirë në sulmet kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?