Politikë
Bota

Ish-ambasadori Bimo: Shqiptarët s’kanë identitet në politikën e jashtme, Rusia po përdor alibinë e Kosovës! Galdini: SHBA s’ka plane negative për Prishtinën

5 Mars, 22:13| Përditesimi: 5 Mars, 22:25

  • Share

A rrezikon Kosova dhe kryeministri Albin Kurti të njëjtin trajtim nga presidenti amerikan Donald Trump, sikurse mori ai ukrainas Volodymyr Zelensky më 28 shkurt?

Analistët e ftuar në studion e Report Tv, u shprehën se rreziku është i lartë nëse qeveria kosovare vijon të mbajë të njëjtin qëndrim kontestues sikurse vitet e fundit, në lidhje me marrëveshjet e dialogut me Serbinë.

Kritikat më e fundit ndaj Kurtit është ajo që erdhi nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në Kosovë, pasi ai refuzoi Prokurorinë Speciale për të dëshmuar.

Por deri tani nuk janë shfaqur plane negative në këtë prizëm gjeo-politik dhe më tepër drejt humbjes së territoreve. 

Arjan Galdini shprehet se nëse shqiptarët shkojnë të papërgatitur kur t’i vijë radha Kosovës, ky do jetë një rrezik, por theksoi se SHBA nuk ka plan antagonist me Prishtinën.

“SHBA nuk ka plan antagonist apo negativ për Kosovën, por rreziku është i lartë. Por ata do bëjnë një plan që i përshtatet interesit të tyre. Nëse pala jonë është e papërgatitur për këtë plan, atëhëerë kjo është çështje tjetër”, u shpreh ai.

Kurse ish-ambasadori shqiptar në OKB, Roland Bimo, ngriti shqetësimin historik se “shqiptarët nuk kanë identitet në politikën e jashtme”. Ai theksoi se Rusia po luan me kartën e të drejtës për të vendosur të kombeve, siç bëri Kosova, që ta zbatojnë edhe në Ukrainë.

“Në intervistën e fundit të Lavrov, përmend një deklaratë të vitit 1970, për kartën e Kombeve të Bashkuara, ku citohet edhe Kosova. Lavrov thotë pse Kosovës i lejohet kjo e drejtë e ushtrimit për të vendosur dhe popullit rus në Donbas nuk i lejohet. Ne si shqiptarë nuk kemi identitet në politikën e jashtme. Deri më sot nuk kemi bërë diçka. Këtë që bën edhe Europa prej 70 vjetësh, SHBA bëri NATO-n dhe Europën që mos të grindeshin mes tyre. Ne e mbështesim verbërisht Ukrainën, por ajo nuk ka pasur ndonjëherë ndjeshmëri ndaj shqiptarëve apo çështjeve tona. Pra duhet të kemi pak më shumë identitet”, tha ai për 'Repolitix'.


Lajmi kryesor:

SHBA-Ukrainë në ‘Repolitix’/ Galdini: Trump po bën ‘njeriun e çmendur’, Ukraina do humbasë 40% të territorit! Bimo: Frikë për autoritarizëm! Tafani: Buxhetin e ka Kongresi


A.Q/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?