SHBA-Ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, i nominuar për postin e ndihmës sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Jugore dhe Qendrore nga Presidenti Joe Biden, ka dalë dje para Komisionit të Jashtëm të Senatit. Lu premtoi se do të vijonte betejën e tij ndaj terrorizmit dhe korrupsionit edhe në Azi.
“Si bir i një emigranti në Shtetet e Bashkuara, jam veçanërisht krenar që i shërbej vendit tim për 30 vite në Shërbimin e Jashtëm dhe Korpusin e Paqes. Gjatë këtyre viteve kam punuar në avancimin e axhendës sonë në antiterrorizëm, demokraci dhe anti-korrupsion”.
Ai premtoi që të punojë ngushtë edhe me Indinë si prodhues i 60% nga vaksinat në botë, për t’i dhënë fund pandemisë shkatërruese të COVID-19. Pas dëgjesës, ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu i emëruar si ndihmës sekretar të shtetit për Azinë Jugore dhe Qendrore, post ky vakant që nga Janari 2017, pret konfirmimin nga senati.
Lu ka qenë ambasador në Shqipëri në një moment shumë të rëndësishëm, atë të miratimit të reformës në drejtësi, një prej investimeve më të rëndësishme amerikane në vendin tonë, sidomos në drejtim të luftës kundër korrupsionit.
Që prej 2018, Lu është ambasador në Republikën e Kirgistani. Lu është anëtar i karrierës në shërbimin e jashtëm. Ai ka shërbyer si ambasador në Republikën Kirgistan që nga viti 2018, pasi përfundoi mandatin në Shqipëri.
Gjatë karrierës së tij Lu ka pasur poste në Indi, Azerbajxhan, Gjeorgji dhe Pakistan. Ai di disa gjuhë të huaja mes të cilave, lexon dhe flet shqip, rusisht, azerbajxhanisht, gjeorgjisht, hindisht dhe urdu. Me postin e ri ai do të ketë një rol kryesor në formësimin e politikës së SHBA për një portofol që përmban Afganistanin, Indinë dhe Pakistanin, ndër të tjera.
Urime!
Përgjigju