Politikë

Ish-ambasadori i BE në Tiranë, Ettore Francesco Sequi, zgjidhet shef kabineti i ministrit Luigi di Maio në qeverinë 'Conte 2'

9 Shtator 2019, 13:52| Përditesimi: 9 Shtator 2019, 14:27

  • Share

Pas emërimit si Ministër i Jashtëm i shtetit italian në qeverinë 'Conte 2', lideri i 'Lëvizjes 5 Yjet', Luigi di Maio, ka zgjedhur kreun e kabinetit, një figurë mjaftë të njohur në Europë dhe sidomos në Shqipëri

Ettore Francesco Sequi, 63 vjeç, ambasadori aktual në Pekin, është emëruar shef i ri i kabinetit i ministrit.

Sequi është një diplomat me kompetencë të njohur, i domosdoshëm për të balancuar mungesën e përvojës së ministrit të ri të jashtëm.

Ettore Sequi ka qenë ndër të tjera edhe ambasador i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe ambasador i Italisë në Kinë.

Ai ka lënë gjurmë me angazhimin e tij në situatat e turbullta shqiptare të disa viteve më parë, duke qenë edhe një dashamirës i njohur i vendit tonë.

Sequi u diplomua në Shkencat Politike në Universitetin e Cagliari në vitin 1981. Ai u bashkua me Ministrinë e Punëve të Jashtme fillimisht si vullnetare në karrierën diplomatike në vitin 1985.

Pas vitit të parë në Institutin Diplomatik, ai punoi si sekretar i legatës në Drejtorinë e Përgjithshme për çështjet Ekonomike, në 1994 ai u transferua në Kombet e Bashkuara në Nju Jork si sekretar i parë, derisa u emërua në kabinetin e Ministrit të Punëve të Jashtme në vitin 1998.

Pas dy vitesh ekspieriencë në Tiranë dhe më pas në Kabul në vitin 2004, më pas Sequi u transferua në gradën Ministër i plotfuqishëm, duke shërbyer në Afganistanin dhe Pakistanin nga viti 2008 deri në vitin2010. Ai më pas ai drejtoi Delegacionin e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) në Shqipëri. 

Që nga 20 korriku 2015 ai ka qenë në Pekin si ambasador italian në Republikën Popullore të Kinës.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?