Gjykata e Posaçme e shkallës së parë shpall të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, i cili akuzohej nga SPAK-u për fshehje të pasurisë.
Vendimi është dhënë ditën e sotme, pas shqyrtimit të çështjes nga GJKKO.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Shkëlzen Selimi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a/2 të K.Penal”.
Procesi u bë me procedurë të zakonshme, teksa ish-magjistrati pretendonte pafajësinë, kurse vendimi u dha nga gjyqtarja Rudina Palloj.
SPAK kishte paraqitur çështjen për gjykim pranë GJKKO-së, duke kërkuar dënimin e Selimit me pretendimin se "kishte shkelur detyrimin ligjor për deklarimin e pasurisë dhe interesave private".
Sipas vendimit të gjykatës, "fakti penal objekt akuze nuk provohet se ekziston si i tillë", duke rrëzuar kështu akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme.
Palët kanë të drejtë ankimi në Gjykatën e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 ditëve nga njoftimi i vendimit të arsyetuar.
Më 5 dhjetor 2022, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka marrë të pandehur ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Shkëlzen Selimin.
Selimi u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në bazë të provave për lidhje me elementë të krimit të organizuar në Fier, duke e konsideruar ish-gjyqtarin si të papërshtatshëm për vijim e ushtrimit të funksionit. Pas vendimit të KPK, SPAK nisi hetimet dhe sekuestroi pasurinë e Selimit, trualli me sipërfaqe 432 m2 dhe karburanti 132.25 m2 në shëtitoren e Lungomares në Vlorë.
Komente

Sot gjyqtaret dhe prokuroret "e pavarur" jane shnderruar ne banden mafioze me te zeze e me te organizuar qe ky vend ka njhur. Qytetaret sot jane krejt te pambrojtur perballe te forteve, burgaxhinjve, te lidhurve me pushtetin. Sot njerezit e ketij vendi posedojne prone deri sa nje i forte nuk ka interes t'jua pervetesoje. Urgjent duhet shkaterruar krejt ky sistem i korruptuar dhe i pa afte. Le ti beje gjyqet e shqiptareve Brukseli, ne fund te fundit per nje sarandiot apo kukesian njelloje avokatet do ta ndjekin gjyqet, si ne Tirane si ne Bruksel.
PërgjigjuJa leroi nenen drejtesise sot Erjon Bani.Ka dale ne aksion ta ktheje GJKKO ne Gjykate Pro Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar.
PërgjigjuDoli hajduti me cizme i pafajshëm pupupu sa turp
Përgjigjuet gu po tregon ate ae pritej me vendime " ne baze te ligjit"
Përgjigju