Gentian Çaka dhe burgu i Peqinit

Ish-anëtari i 'Hakmarrjes për drejtësi' i pandehur, Gentian Çaka mbante në qeli një aparat celular

19 Dhjetor 2020, 16:17| Përditesimi: 19 Dhjetor 2020, 16:21

  • Share

Gentian Çaka, ish-anëtari i “Hakmarrjes për Drejtësi” që po vuan një dënim me 17 vite burgim në burgun e Peqinit është marrë i pandehur për akuzën e “Futjes së telefonit në ambjentet e vuajtjes së dënimit”.

Marrja të pandehur e Çakës është kryer nga prokuroria e Elbasanit, pasi kjo e fundit ka administruar një material hetimor prej policisë së burgjeve.

Një trup kontrolli e policisë së burgjeve ka kryer një verifikim blic në dhomën ku vuan dënimin Gentian Çaka, dhe ka gjetur aty një aparat telefon, që i përkiste atij.

Ndaj Çakës është ngritur akuza e “Futjes dhe Mbajtjes së një aparati telefoni” në ambientet e burgut të Peqinit.

Në ditët në vijim, i dënuari do përballet në gjykatë edhe për akuzën e mbatjes së telefonit në qeli, duke rrezikuar një dënim që varion nga 1 deri në 3 vjet heqje lirie.

Gentian Çaka është i vetmi nga ish-anëtarët e të ashtuquajturës “Hakmarja për drejtësi”, që ndodhet në burg pasi ka një dënim me 17 vjet.

Ndërsa pjesa tjetër e grupit janë të lirë pasi u deklaruan të pafajshëm nga gjykata e Apelit për Krime të Rënda. Çaka u arrestua në vitin 2015 nga forcat RENEA.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?