Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD akuza opozitës: Palë pas 'perdes', po jeton në vilat e oligarkëve

21 Gusht 2020, 09:57| Përditesimi: 21 Gusht 2020, 10:01

  • Share

TIRANE-Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri në një postim të gjatë në Facebook akuzon qeverinë, por edhe opozitën, që sipas tij ka lënë pas “perdes” se denoncimeve duke jetuar ne vilat e “oligarkëve” ose klientë e bizneseve të tyre.

"Problemi ne Shqiperi nuk eshte se kemi “miliardere”, por sepse ata rriten perdite ne pasuri ndersa pjesa tjeter mbetet ne vendnumero! Thelbi i krizes se liberalizmit ne boten perendimore dhe rrjedhimisht ne Shqiperi eshte keqkuptuar!

Nese te majte dhe te djathte konstatojne me te drejte polarizimin e madh ekonomik dhe social, zgjidhjet mund te keqperdoren si gjithnje nese nuk kuptohet thelbi! Tregu i lire nuk mund te mohohet si marredhenia me e drejte ekonomike mes njerezve! Nderhyrja e forte neo marksiste rishperndarese nuk eshte zgjidhje pasi e ka provuar koha!

Nese tregu do ishte vertete i lire nuk do ishim ne krize! Padyshim! Por e verteta eshte JO! Sepse ne Shqiperi nuk ka treg te lire por “te kushtezuar” nga njerez mbi ligjin!

“Miliarderet” shqiptare megjithese kane treguar zotesi gjate 30 viteve te hapjes se sistemit, kane qene te favorizuar nga qeverite dhe administrata! Dhe si ne cdo cikel, keto 7 vitet e fundit kane qene dakadnece totale e “tregut te lire”!

Koncensionet, tenderat me 99% te vleres te ofertes, prona per zhvillim te falura nga qeveria ne kurriz te pronareve kane krijuar pabarazi ne gare! E garen e percakton autoriteti publik, por ata qe ushtrojne autoritetin jane te lidhur ne menyre klienteliste me investitoret! Dhe ketu ligji nuk eshte me i barabarte per te gjithe! Por per ca po e per ca jo!

Keta “ca-te” nuk kane pergjegjesi publike por vetem per fitimet e tyre! Pergjegjesine e ka politika dhe administrata e cila majtas e djtahtas eshte kliente tyre ose me keq drejtuese e fshehur!

Te dy leadershipet jane pjese e vendimarrjes ose si qeveria duke diktuar ate, ose si opozita zyrtare qe eshte e lidhur po aq duke qene pale pas “perdes” se demoncimeve duke jetuar ne vilat e “oligarkeve” ose kliente e bizneseve te tyre!

E ne kete “kenete qe qelbet” shtresa e mesme nuk hedh dot asnje hap para pasi gjendet e shtypur mes elites politike dhe ekonomike, nje “morse oligarkike” e pak njerezve! Shtresa e mesme qe perbehet nga sipermarres, eksperte dhe njerez te talentuar ne profesionet e tyre, nuk perparon dot.

I kane vene “kufirin tek thana”! Ose do punojne per per “oligarkine politiko-ekonomike” ose do qendrojne ne vendnumero! Nje hap para, nje hap pas! Ndaj duan dhe po ikin nga Shqiperia pasi nuk kane mundesinte ecin perpara!

Jane formalisht njerez te lire por praktikisht pa zgjedhje te lire!

E njejta gje ndodh edhe ne politike! E vetmja menyre per te qene “i sukseshem” eshte te jesh “i pasukseshem”! Domethene medioker! Nje papagall i kryetarit, njeri pa dinjitet, pa kurajo, nje lepires i vogel i lumtur qe pozon ne foto ne krah te “shefit”! Por ndersa harrojne se “shefat” ndajne fitimet me njeri-tjetrin permes “miliardereve”, fryhen si gjela ne beteja epike me kundershtarin qe eshte ortak i shefit! Teater i shemtuar!

Qytetaret e lire e me dinjitet e kane kuptuar kete ndaj i perbuzin si “shefat” e po aq edhe “vartesit e lumtur” te tyre! Shtresa e mesme eshte e talentuar ndaj nuk mund te besoje tek eunuket dhe “kryetare” qe pasurohen bashke me “miliarderet” ne kurri te tyre!

2021 eshte shansi i kujtdo qe nuk e pranon krizen e gjoja “liberalizmit” te kesaj kupole qe vetem “liberale” nuk eshte! Politikane, sipermarres, profesioniste e akademike te lire kane per detyre te liftojne per veten dhe Shqiperine qe nuk kane pse e lene ne doren e kesaj “elite te korruptuar” qe i perbuz si te ishin mekembes te pashprese te tyre! Historine e kane bere gjithnje individet!" shkruan ai. 

Komento

Komente

  • Genti: 21/08/2020 13:42

    Po edhe Basha, edhe Familja Berisha oligark jane, çfare del nga macja minj do gjuaj.

    Përgjigju
  • Ish-at: 21/08/2020 13:39

    Me isha vazhdoni ju, ish antari, ish presidenti, ish kryeministri ish ky, ish ai, me mantalitetin tuaj duke mbajtur ishat ne maje te gojes, do ti shtoni jeten bandes rilindase ne pushtet. Shume mire e keni, vazhdoni se cdo dite ja nxini faqen padroneve tuaj.

    Përgjigju
  • Molla e dijes: 21/08/2020 12:15

    Luçiano Boçi paska thënë që drejtorët e shkollave i emërojnë kryetarët e PS. Nuk ka konkurse, nuk ka meritokraci. Dakord! Këtë gjë e dimë, se edhe në kohën tuaj e njëjta gjë ndodhte. Pyetja është: Edhe sa dekada do vazhdoni me këtë lojë ku hajduti thotë kapni hajdutin? Kur do mbaroni së ngopuri e së fryri me miliardat që keni vjedhur si ju të djathtët kur ishit në pushtet e si të majtët para jush dhe gjatë këtyre 7 viteve? Teatër i fëlliqur!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?