Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi

Ish-anëtari i Kushtetueses letër Ruçit: Gjyqtarët dhe Prokurorët nuk mund të vlerësohen nga këta anëtarë të Vettingut! Duhet të shkarkohen

29 Shtator 2020, 10:04| Përditesimi: 29 Shtator 2020, 11:39

  • Share

TIRANË- Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi i ka dërguar një letër kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi ku kërkon shkarkimin e anëtarëve të Vettingut, sepse sipas tij janë zgjedhur në mënyrë Anti- Kushtetuese.

Në letrën prej 26 faqesh ai ka dhënë argumente se përse rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk duhet të bëhet nga këto anëtarë, teksa ndalet me emra konkret.

"Në përfundim nga sa më sipër duke rezultuar që procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë që në momentin e fillimi ka qenë dhe vazhdon te jetë në një situatë paligjshmërie për shkak se të paktën 6 (gjashtë) prej anëtarëve të institucioneve të saj janë zgjedhur në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore Ju kërkoj të ndërmerrni hapat e e duhura kushtetuese dhe ligjore për ndërprerjen e kësaj paligjshmërie e cila jo vetëm nuk do të garantojë funksinimin e shtetit të së drejtës, pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe rikthimine  besimit të publikut tek institcionet e këtij sistemi  por ka dëmtuar e po dëmton në mënyrë të pariparueshme shtetin e së drejtës dhe sistemin gjyqësor në vendin tonë", shkruhet mes të tjerave në letër.

Muçi ka vënë në dijeni edhe ndërkombëtarët.

"Po Ju vë në dijeni të kësaj kërkese dhe situate paligjshmërie jo thjesht për faktin që Ju jeni miqtë dhe partnerët më të rëndësishëm të popullit tim dhe se drejt standardeve ligjore të vendeve Tuaja ne kërkojmë të shkojmë por edhe për faktin se nëpërmjet Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Ju jeni pjesë thelbësore e këtij procesi që ka prodhuar këtë situatë paligjshmërie, të cilën jam plotësisht i bindur që asnjë nga Ju nuk do ta dëshironte dhe lejonte në vendet Tuaja", shkruan Muçi.

Besnik Muçi është një nga gjyqtarët që nuk e kaloi Vettingun. Ai u emërua nga presidenti Ilir Meta si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, por pasi "ngeci" në Vetting kreu i shtetit njohu largimin e tij.

Pjesë nga letra e Besnik Muçit drejtuar kreut të Kuvendit

(Kliko ketu për të lexuar letrën e plotë në gjuhë shqipe)

(Kliko ketu për të lexuar letrën e plotë në gjuhë angleze)

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Timi 75: 29/09/2020 16:11

    Kete e paskan lene trute fare. Duhe te lexoshn idiotesite qe shkruan qe te kuptosh se me cfare “magjitratu te ndritur”, kemi patur te bejme. Pale kur do behej dhe gjyqtar ne Gjykaten Kushtetuese. Mjere te shkretet qe e marrin dhe per avokat.

    Përgjigju
  • Tirona: 29/09/2020 14:50

    Si ish antar i gjykates kushtetuese OFL ta ka bo gati formularin dhe SPAKU te ka futur ne rrethin e kuq, prandaj bohu gati per te dhene llogari se edhe ty do te vije rradha te pergjigjes para drejtesise

    Përgjigju
  • Ela: 29/09/2020 13:30

    shko sho dhe ti te iliri se ai do te coj per ndihme moniken

    Përgjigju
  • Disk: 29/09/2020 10:44

    Ik o ushtari i Armand Lilos ik o fshatar. Mos u merzit se aty e ke dhe ti se te shtyn Like floriri tani. Po kur te rrezohet ai ku do e futesh koken.

    Përgjigju
    • @Dhendri nga Pogradeci: 29/09/2020 14:51

      Shume e sakte por jo vetem keta te dy. Zberthimi i firmes Arlis te trafikantit Armand Lilo do nxirrte ne shesh llumin e shume politikaneve, njerezve te drejtesise dhe te X plan studio te Jurgen Memishajt & Co. Keta jane me zi se Cosa Nostra.

    • Dhendri nga Poradeci: 29/09/2020 14:26

      Po o Disk e vertete ushtar i Armando Lilos eshte ky ndersa me Armandon bejne pune e ndajne paret Beso dhe Fate Xhafa

  • Haha: 29/09/2020 10:36

    Me behet zemra mal kur shikoj Deshperimin deri ne bindje te vetvetes se gjthcka eshte e gabuar, deri ne mospranim te realitetit faktik! Haha, po o Muc po, ka ndodhur, asgje nuk jeni me, por do merni dhe koston e hetimit per vertetuar perfitimin miljona $ qe keni bere. Me vjen te qesh sepse kete drdhje zeri e verej dje te Perfaqesuesi i Sovranit. Me sa duket Pandemia po mer dhe ca bare te keqinj qe kane 30 vjet qe ja kne zene frymen Pemes Shqiptare...

    Përgjigju
    • dada: 29/09/2020 18:55

      Haha foli tani se kur fitoi ne shkallen e pare ishin te mire. Epo nuk mbahen dy kunguj ne nje sqetull. Pa filluar pune more ne gjykaten kushtetuae u bere vegel e Metes.

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?