Politikë

Ish-anëtarja që u largua nga PD demaskon Primaret: Ja pazaret e Nokës dhe Boçit! Banda e Çapjave në Elbasan po më kërcënon me urdhër të PD

13 Mars, 17:47| Përditesimi: 13 Mars, 22:11

  • Share

TIRANË- Ish-anëtarja e Partisë Demokratike Alesia Balliu që u largua në moment të fundit nga lista e hapur e PD në Elbasan dhe iu bashkua partisë "Shqipëria Bëhet" të Adriatik Lapajt, demaskon procesin e Primareve në PD. Në një intervistë për “Studio Live” në Report TV me gazetarin Arbër Hitaj, Balliu publikoi disa mesazhe se si bëhej pazari mes Flamur Nokës e Luçiano Boçit për të futur në listë një emër të PS. Sipas saj, Luçiano Boçi ka orientuar votën drejt këtij emri.  

Ajo publikoi edhe një mesazh të dërguar nga një qytetar demokrat zhvilluar me Flamur Nokën, të cilin e akuzon që së bashku me Luçiano Boçin kanë bërë këtë lëvizje. 

“Erdhi dita që më erdhën edhe prova që kjo gjë është e vërtetë. Bëhet fjalë për Klodiana Çapja. Ka qenë bashkëpunim dhe e kanë vendosur. Mua më kanë ardhur prova materiale që kjo ka ndodhur pa u zhvilluar primaret. Këtu tregohet se si Flamur Noka vërteton qartazi se Luçiano Boçi ka bërë telefonata që kjo vajzë të dalë fituese në primaret e degës së Elbasanit. Është një demokrat në Elbasan, i cili i dërgon tre ditë përpara listës Nokës një link të gazetës ekskluzive që Rama fut në listën e PD, Klodiana Çapjan punësuar te kompania ku pronarë janë miq të ngushtë të Ramës. Ka qenë proces i parapërgatitur. E bëri garën që të zhvillohej. I kam shkruar zotit Noka por nuk kam marrë përgjigje. Dyshoj se është Rama nga pas për arsye të shumta të disa fotografive që do t’ua servir në ditët në vijim”, u shpreh ajo. 

Balliu akuzon PD se po e kërcënon me bandat e Elbasanit. Balliu tha se njerëz të bandës së Çapjave që lidhen me PD e kanë shantazhuar në telefon dhe deklaroi se do t’i drejtohet SPAK. E sipas saj, gjithë këtë situatë ia ka treguar edhe Berishës, por ky i fundit nuk ka pasur reagim. 

“Pas kësaj deklarate që kam dhënë në lidhje me vërtetësinë e mesazheve të Nokës që vërteton se këto vota i ka bërë Boçi më kanë ardhur telefonata nga kandidatja, të cilës nuk ia kam hapur. Më pas të gjithë fisi i bandave, më kanë telefonuar numra pa fund nga Londra. Do të shkoj në SPAK. Bandat e PD në Elbasan po më intimidojnë, unë do them gjithmonë të vërtetën. Do ta çoj telefonin në Prokurori dhe SPAK, kjo gjë s’më ndalon mua të them të vërtetën.

Çdo telefonatë që vendos PD nga bandat për të më intimiduar nuk mund të më mbyllin gojën. Do të çoj telefonin tim në SPAK sepse jam shumë e shqetësuar. Unë kam detyrim me qytetarët që të kuptojnë lëvizjen time se pse u largua se cfarë pazaresh bën Flamur Noka, Luciano Boci. Nuk besoj se zoti Berisha nuk është i informuar. Nuk tha asgjë. Do të thotë se është dakord që njerëzit e Ramës ta përfaqësojnë dhe të rrijë në opozitë.”, u shpreh Balliu.

Mesazhet e publikuara nga Balliu mes një qytetari dhe Nokës

SI.E./xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Andi: 14/03/2025 08:11

    Aman sa fallco qe flet, po ca ideali thua ti? Di kuptimin e fjales ideal? Thuaj sme perfillen dhe skam ku vete me shkove ke Llapi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?