Alma Hicka

Ish-avokatja e Shtetit emërohet gjyqtare në Tiranë

7 Shkurt 2020, 16:22| Përditesimi: 7 Shkurt 2020, 16:30

  • Share

TIRANË - Këshilli i Lartë Gjyqësor emëron gjyqtare në Tiranë, ish-avokaten e Shtetit, Alma Hicka. Vendimi, siç raporton gazetari Arsen Rusta, është marrë një ditë më parë në mbledhjen e KLGJ-së.

Para vitit 2013, Hicka ka qenë gjyqtare në Kavajë, por duke qenë se vendet atje ishin të zëna ajo është caktuar me detyrë gjyqtare në Tiranë.

Ish-Avokatja e Shtetit, Alma Hicka u largua nga detyra në 2018-ën dhe në vend të saj, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni propozoi Artur Metanin. Hicka u emërua Avokate e Shtetit nga Kryeministri Edi Rama, në 5 nëntor të vitit 2013. Kryeministri Rama në atë kohë sqaroi se nuk bëhej fjalë për shkarkim, por largim nga detyra me vullnet të vetë Alma Hickës. "Kazanët po ziejnë një broçkull për "shkarkimin" e Alma Hickës. Në fakt Alma u largua me dëshirën e saj, për arsye krejt personale e për gjithë keqardhjen time që e konsideroj një Avokate të shkëlqyer të Shtetit. Me neveri për kazanët i them Almës mos u mërzit e paç vetëm sukses", shkruante Rama në atë kohë.

Hicka ka përfaqësuar interesat e qeverisë shqiptare në disa gjyqe ndërkombëtare, ndërkohë që opozita e ka atakuar disa herë figurën e saj, si në konflikt interesi, pasi sipas PD, bashkëshorti i saj ishte avokat i CEZ, ndërkohë që Hicka përfaqësonte qeverinë shqiptare në këtë gjyq.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?