Dea dhe Pirro

Ish-banori i BBV zbulon ‘prapaskenat’ e flirtit me Dea Mishelin: I shmangesha, nuk e ndjeja

28 Shkurt 2023, 17:50| Përditesimi: 28 Shkurt 2023, 18:01

  • Share

Pirro Beati, banori që la mbrëmjen e  së shtunës BBV, ka zbuluar sot “prapaskenat” e flirtit me Dea Mishel.

Fotografi u shpreh se në disa raste Dea Mishel kishte flirtuar me të. Por ai ka sqaruar se i shmangej blogeres, sepse nuk e ndjente një afrimitet me të.

“Nuk ndodhi asgjë me Dean, ajo kishte disa ngacmime që i bënte herë pas here. Natën që do flinim jashtë më pyeti se ku do flesh e me kë do flesh. I thashë do flejë afër Maestros. E mirë më tha do flejë afër teje. Ato janë ngacmime, po nuk i jam afruar. Më vinte keq se dukesha sikur sillesha keq me të, po nuk e ndjeja, nuk kisha se çfarë bëja. Nuk bënim muhabet. Mundohesha që të mos i jepja më shumë afrimitet që mos ta keqkuptonte.”

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?