Ish-banorët e qytet studentit, protestë para kryeministrisë! Banorët: U përjashtuam nga rindërtimi! Bashkia: Bonus qiraje

8 Shkurt 2023, 14:25| Përditesimi: 8 Shkurt 2023, 14:37

  • Share

TIRANË- 43 familjeve që kanë banuar më parë në godinat e Qytetit Studenti, prej më shumë se 1 muaji u është ndërprerë bonusi i qirasë që e merrnin prej 3 vitesh për shkak të dëmtimit nga tërmeti i vitit 2019.

Këtë të mërkurë banorët ishin para kryeministrisë për të kundërshtuar skualifikimin e tyre nga projekti i rindërtimit.

Lidhur me këtë çështje, në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak Erion Veliaj kërkoi mirëkuptimin e banorëve, duke u shpjeguar se nuk mund të trajtohen si pronarë, në një kohë që nuk janë të tillë.

Megjithatë, për këto 43 familje Veliaj ka deklaruar se do t’u subvencionohet qiraja me vlerën e tregut. Aplikimi do të bëhet në njësitë administrative 2, 8 dhe 11.

Falë vendimit përfitojnë edhe studentët, pasi rritet kapaciteti i strehimit të tyre në këto kampuse universitare.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 08/02/2023 23:18

    Cfare dreqin para e shtepi kerkoni?! Ju nuk meritoni as bonusin e qirase.Ju erdhet nga fundi i botes,zute konviktet sic zute tokat e trojet,pa pyetur per pasojat e pa u menduar dy here se te kujt ishin ato ndertesa,ve bast qe dhe billat per uje e drita si keni paguar dhe tani keni paturpesine jo vetem te kerkoni dicka qe s'ju takon,por dhe protestoni!Cdo shtet tjeter qe ka funksionale drejtesine do t'ju kishte flakur ne rruge e do t'ju kishin hedhur prangat per te gjitha keto,por ju perfituat per 30 vjet nga ky shtet i dobet dhe Lali Eri nuk ka c'ju beje se i keni zene me force /qoshen e odes/ ju te paftuar!

    Përgjigju
    • Ronaldo: 26/02/2023 23:01

      Per 30 vjet zonje e dashur banoret kan paguar qerane ne drejtorin e qytet studentit! Zaptues quhet dikush qe zabton jo ai qe ka nje kontrat qeraje ! Nga fundi botes erdhem dhe nuk te marrim leje ty ! Nuk pritem ty dhe lali eri qe tna beni ftesen per te ardhur ne tirane . Dallohesh qe je rraciste dhe me vrer kundrejt nesh Po fatmirsht nuk e kemi len veten te jemi ne doren tuaj si para 30 vitesh edhe tani… tung

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?