Petrit Bylykbashi

Ish-banori i 'Big Brother' riinfektohet me COVID-19, u bën thirrje të gjithëve që të kenë kujdes

3 Korrik 2020, 22:53| Përditesimi: 3 Korrik 2020, 22:59

  • Share

Petrit Bylykbashi, ish-banor i “Big Brother Albania 4” është riinfektuar me COVID-19. Lajmin ai e ka publikuar në profilin e tij në Facebook duke u bërë thirrje të gjithëve që të kenë kujdes sepse COVID-i  kthehet. Ai thotë se pas rikthimit të simptomave ai kishte bërë një test ku rezultoi pozitiv, duke treguar se nuk ka treguar kujdes dhe se është takuar me persona të infektuar.

"Ky virus i çuditshëm! Mbas 4 ditëve të rishfaqjes së simptomave dhe një konsulte/percjellje të gjendjes disa orëshe maratonike bashkë me Naser Ramadanin vendosëm që unë me u ritestu për Covid19, fatkeqësisht rezultova Pozitiv ne SARS-CoV-2 përsëri, virusi mu kthy afërsisht 3 muaj mbas shërimit dhe kësaj here shumë më agresiv, po sulmon aty ku ka dëmtu herën e parë, direkt në mushkëri. Të jem real, duke qen i bindur plotësisht që nuk kthehet virusi, nuk jam rujt as për një moment të vetëm dhe kontakt me njerëz të infekuar kam pas në shumë raste. Herën e parë fatmirësisht nuk është infektu askush nga uneë, po uroj që kjo e njëjta më ndodh edhe këtë here, unë prap nga sot jam i vetëizoluar për aq kohë sa të është e nevojshme. Kujdesuni për veten, virusi po u kthejka", ka shkruar Bylykbashi.

Kujtojmë se Bylykbashi rezultoi i infektuar më 27 mars dhe u shërua më 13 prill.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?