Ish-banori i "Big Brother", Olsi Klosi

VIP & Spektakël

Ish-banori i Big Brother shpall fejesën, shikoni unazën e veçantë që ka zgjedhur për të dashurën e zemrës (Foto)

3 Nëntor 2018, 17:20| Përditesimi: 3 Nëntor 2018, 17:49

  • Share

Ish-banori i "Big Brother" ka publikuar vetë lajmin e fejesës së tij. Olsi Klosi ka postuar në rrjetet sociale një foto ku mban dorën e vajzës që i ka vjedhur zemrën. Në gishtin e saj vihet re që shndrin unaza me gurë në formën e një pike loti. Një model i tillë unaze është kthyer në një trend kohët e fundit dhe është përdorur nga shumë personazhe të njohur, për rastin e fejesës.

Foto e publikuar nga Olsi në Instagram

"Ajo,"- shkruan Olsi krahas fotos. Ai ka preferuar ta mbajë sekret identitetin e të fejuarës së tij për momentin. Prej kohësh ish banori ishte përfolur për një marrëdhënie me një vajzë brune, por nuk kishte bërë asgjë publike deri tani. Olsi qëndroi shumë gjatë në vëmendjen e të gjitha mediave rozë kur ishte në lidhje me ish-banoren e "Big Brother", Fjorentina Halili, me të cilën u njoh pak para se të bëheshin pjesë e spektaklit.

Pak kohë pas daljes nga shtëpia e njohur, dyshja i dha fund lidhjes.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?