Meridian Ramçaj

Ish-banori i Big Brother VIP rrëfen pengun e jetës: U tregova egoist

9 Qershor, 11:44| Përditesimi: 9 Qershor, 15:27

  • Share

Ish-banori i Big Brother VIP 2, Meridian Ramçaj së fundmi në një intervistë televizive ka rrëfyer se cila është një nga gjërat që i ka mbetur peng në jetë.

Meridiani tha se ishte treguar egoist dhe nuk e kishte dëgjuar babain e tij të ndjerë për të bërë një fëmijë.

 “Kam edhe një peng tjetër, im atë më luste shpesh që unë të kisha një fëmijë, unë në këtë pjesë u tregoja egoist sepse doja të shijoja jetën, e kish mendjen më shumë tek qejfi, udhëtimet se sa tek krijimi i familjes.

Më thoshte ‘më gëzo edhe mua me këtë gjë të të shoh edhe ty si motrën dhe pastaj s’kam më asgjë’, pse i thosha unë, ke bërë ndonjë një plan ti, kemi kohë. Do të bëja çdo gjë të ktheja kohën pas edhe një herë edhe t’ja plotësoja këtë gjë. Gjysmë ore ishte shumë mirë, kishte një komplikacion më thanë”, shprehet Meridiani.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?