dea mishel

Ish-banorja e Big Brother i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirugjikale

9 Prill, 13:25| Përditesimi: 9 Prill, 13:28

  • Share

Dea Mishel, ish-banorja e Big Brother 2 ka njoftuar se i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirugjikale që ka zgjatur në shumë se 4 orë.

 “Këtë fundjavë jam përballur me disa nga frikërat e mia më të mëdha. Pas disa muajsh analiza dhe vizita, u desh një ndërhyrje kirugjikale që zgjati 4+. Kjo ka qenë një eksperiencë sfiduese, pavarësisht se jam përpjekur të jetoj sa më normalisht mes ankthit dhe lotëve.

Ndërkohë koha pas operimit, të mësoka të jesh mirënjohëse për gjërat e vogla(të mëdha) që shpesh i marrim për të mirëqena.

Falë Zotit çdo gjë shkoi mirë. Mirënjohëse për mjekët dhe njerëzit e mi të dashur që më kanë qëndruar pranë. Rikujtesë për të mos i lënë pas dore kontrollet shëndetësore! Qëndroni gjithmonë optimistë dhe kujdesuni për veten! Ju uroj shëndet të gjithëve, shkruan Dea”.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?