Ish-bashkëpunëtori i Ilir Metës: Ai nuk është mirë nga çafka e kokës! Më vjen keq si përfundoi ky njeri

16 Prill, 20:43
  • Share

1712654346_ilirmeta.JPG

Një prej bashkëpunëtorëve më të vjetër të Ilir Metës, Spartak Braho ka komentuar në emisionin Frontline Interview, në Report Tv sjelljen e kryetarit të Partisë së Lirisë, që ka çuditur jo pak njerëz kohët e fundit.

Braho tha se përveç transformimit politik, paranojës, Ilir Meta ka pësuar edhe “transformim mendor”. I pyetur se çfarë nënkupton me këtë ai tha se nëse do e ekzaminonte një doktor, do të thoshte se Meta “nuk është mirë nga çafka e kokës”.

“Është pjesë e paranojës. Gjynah mos qoftë themi ne andej nga është Iliri. Ka filluar të sulmojë këdo, duke nisur nga bashkëpunëtorët e tij në ngushtë. I ka eliminuar një e nga një. Janë larguar të tërë.

Mua më vjen keq për vitet e humbura, se bashkëpunova me një njeri që nuk e meritonte. Është transformuar politikisht, edhe mendërisht, do të thotë që ky njeri nuk është mirë nga çafka e kokës.

Ai që e është sëmurë nuk e kupton vetë. Është në union me Sali Berishën për sulmin ndaj SPAK-ut. “Mua më vjen keq si përfundoi ky njeri, i cili nuk ka më të ardhme politike”, tha Braho.


Lajmi kryesor:

Largimi i Braimllarit nga PL, Braho në Report Tv: Nesër do të dalë edhe Elona Guri, e ka përzënë Meta! Ka paranoja, dyshon edhe për Monikën


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?