Ilary Blasi dhe Totti

Ish-bashkëshortja akuza për Tottin, Ilary Blasi: Francesco shpenzoi 3 milionë euro në kazino

14 Shkurt, 15:52| Përditesimi: 14 Shkurt, 15:55

  • Share

Divorci mes legjendës së Romës, Francesco Totti dhe showgirlit të famshëm në Itali, Ilary Blasi, nuk ka kaluar pa polemika. Edhe pse kjo histori mes tyre ka dy vite, Blasi ka përfituar nga divorci një "pagë" mujore prej 12.500 euro, kjo edhe për kujdesin ndaj tre fëmijëve të çiftit.

Akuzat mes palëve nuk kanë të ndalur, me vajzën e televizionit që ka akuzuar ish-bashkëshortin se në tre vitet e fundit ai ka humbur 3 milionë euro në kazino.

Përplasjet e pakthyeshme

Përplasja mes të dyve duket e pakthyeshme. Blasi akuzon ish-bashkëshortin e saj për shpërdorim parash në kazino . “Me hidhërim të thellë dhe shqetësim të madh, zonja Blasi mësoi se burri i saj, babai i fëmijëve të saj, mesatarisht “djeg” në kazino 6.5 herë më shumë sesa u jep fëmijëve të tij në muaj”.

Showgirli, përmes avokatëve të saj vëzhgon llogaritë e ish-kapitenit të Romës. “Në fakt, duket se në periudhën nga shtatori 2020 deri në shtator 2023, ish-lojtari italian ka shpërdoruar shumën totale prej 3 milionë e 324 mijë eurosh për bixhoz përmes transfertave të ndryshme bankare, pjesa më e madhe e të cilave në kazino Monte Carlo”.

Llogari të fshehura

Avokatë shtojnë se këto para duhet të figurojnë në transfertat e destinuara për familjen. Kampioni do të ishte neglizhent edhe për sa i përket kujdestarisë së vajzës së tij Isabelës, të cilën do ta linte vetëm në hotel në një rast për të marrë pjesë në një event. Sipas Corriere Roma, mbështetur nga përmbledhjet e avokatëve, Totti shmangu dokumentimin e disa llogarive (një prej të cilave ishte në Singapor). La Verità shkruan se shumë nga llogaritë rrjedhëse të hapura nga ish-numri 10 ishin fshehur ndaj Gjykatës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?