Këngëtari Blero Muharremi dhe ish-bashkëshortja e tij Afrona

Ish-bashkëshortja e këngëtarit Blero gjen dashurinë me biznesmenin e huaj, del foto e çiftit

11 Shkurt 2023, 10:48| Përditesimi: 11 Shkurt 2023, 10:54

  • Share

Lidhjet e martesat e këngëtarit nga Maqedonia e Veriut, Bleros kanë bërë gjithmonë bujë e historitë e tij të ndarjes janë bërë virale për mediat në Shqipëri dhe Kosovë. Vetëm pak muaj pas divorcit me Bleron, Afrona gjen sërish dashurinë. Ish-bashkëshortja e këngëtarit ka publikuar në rrjetet sociale prej disa javësh foto të saj ku shfaqet nën shoqërinë e një mashkulli, por kishte zgjedhur që mos t’i zbulonte imazhin. Një person me emrin James, disa ditë më parë publikoi një foto në Instagram ku dukej me Afrona Dikën. Ky imazh u bë viral,  duke u aluduar si i dashuri misterioz i modeles shqiptare.

James është CEO i një kompanie të njohur. Ai është një nga dizajnerët më të mirë në Zvicër.

Pas fotos së James edhe ish-i i Afronës, Blero Muharremi ka diçka për të thënë. Këngëtari ka ndarë një shprehje ku thuhet: “Nuk mund ta bësh një “gold digger” shtëpiake”.

Në llogarinë e tij në “InstaStory”, biznesmeni ka publikuar një foto, ku në cepin e saj shihet pikërisht Afrona. Siç duket, modelja po e shijon romancën me parterin e ri dhe ka lënë pas krahëve martesën e “dështuar” me Bleron.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?