Në godinën kur dikur ndodhej biblioteka e vjetër e Tiranës, tashmë është hapur qendra më e re e librit “Sotir Kolea”.
E dëmtuar gjatë tërmetit të vitit 2019, ish-biblioteka është kthyer në një qendër moderne, ku ndodhen me tituj të rrallë librash.
Për të inspektuar këtë investim të ri të qeverisë me mbështetjen europiane nga Programi “EU4Culture”, ishte kryeministri Edi Rama, i cili pa nga afër të gjitha ambientet.
Ai u informua nga ministrja e Kulturës Elva Margariti mbi seksionet e qendrës së re të Librit si dhe detaje të përmbajtjes së tyre.
Margariti tha se kjo qendër vjen si një hapësirë e librave të rrallë e të pazbuluar por dhe një hapësirë për të rinjtë, me akses digjital.
Shumë libra që tashmë janë pjesë e qendrës moderne, kanë qenë të konfiskuar nga regjimi komunist.
Investim i domosdoshem, por Biblioteka Kombetare ne Pallatin e Kultures eshte kthyer ne kotec pulash. Turp i madh, nuk po e krahasoj me biblioteken e nje qyteti te vogel ketu ne Amerike ku jetoj, por vetem me Biblioteken e Pishtines qe eshte nje monument dhe qender e madhe kulture ne Kosove. Ambientet e BK ne Tirane u jane dhene me qira firmave italiane, turp i madh!
PërgjigjuShumë mirë.Po kujtë ja hapin..,të rinjtë tanë nuk dinë të lexojnë palemë të shkruajnë.Për këtë mund të shikoni më të kënduarit p.sh pa të keq.gazetar që përsërit të njëjtën gjë disa herë,mënyra e ndërtimit të fjalis etj.
Përgjigju