Në një video, ish-boksieri profesionist Wladimir Klitschko po drejton një nga tanket e reja të prodhimit gjerman leopard 2 të dhuruara për Ukrainën. Në një video të shpërndarë nga Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, Klitschko shihet duke drejtuar tankun në një zonë të pyllëzuar.
“Një vit më parë nuk e kisha menduar kurrë se do ta drejtoja këtë ‘mace’” – janë fjalët e ish-boksierit – një vit lufte në Ukrainë . Një vit vuajtjesh. Dhe një vit vullneti më i fortë se kurrë", thotë ai.
Në video dëgjohen fjalë falënderimi për Gjermaninë dhe botën e lirë “për gjithçka që bëni për ne ukrainasit”.