Matteo Messina Denaro, ish-bossi i Cosa Nostra

Ish-Bossi i Cosa Nostra-s, Messina në koma të pakthyeshme

22 Shtator 2023, 22:14| Përditesimi: 22 Shtator 2023, 22:24

  • Share

Matteo Messina Denaro, ish-bossi i Cosa Nostra, është në koma të pakthyeshme. Ai është shtruar në spitalin e qytetit të Italisë, L’Aquila, ku është i burgosur nën regjimin “41 bis” pas arrestimit të tij në Palermo janarin e kaluar.

Mjekët kanë deklaruar se atij i është ndërprerë ushqimi, pasi ai është i diagnostifikuar me sëmundjen e keqe të kancerit e cila është në gradën e fundit të rrezikshmërisë, pasi ka një tumor në zorrën e trashë dhe kjo ka qenë dhe arsyeja e vizitave të shpeshta të familjarëve të tij.

Ish-bossi i Cosa Nostra kishte kaluar 30 vite si i arratisur, por më 16 janar ai u arrestua nga policia italiane, raporton Corriere.

“Më morët se jam sëmurë, nuk do të pendohem kurrë”, ishin disa nga fjalitë e tij të para që u tha hetuesve.

Para disa ditësh ai deklaroi nëpër media se është pajtuar me të bijën, Lorenza Alagna, dhe i ka dhënë asaj mbiemrin e tij, ku kjo e fundit firmosi aktin noterial.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?