Ish-deputeti, Artur Roshi shkon në SPAK! Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat paditet për një ndërtim pa leje në Sarandë

28 Tetor, 10:21| Përditesimi: 28 Tetor, 14:05

  • Share

Tirane- Kreu i Partisë së Ballit Kombëtar, Artur Roshi, është thirrur sot (28 tetor 2024) në Prokororinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Roshi u mor në pyetje për 3 orë. Pasi doli nga SPAK tha për mediat se u thirr për një ndërtim pa leje në Sarandë.

"Ishte një gjë rutinë që kishte të bënte me një problem të hershëm me një pretendim të jashtëligjshëm nga ana ime në qytetin e Sarandës. Në lidhje me disa blloqe betoni që ishin hedhur në pronën time që kishin të bënim me trotuarin e rrugës, i cili u ndërtua me një leje ndërtimi sipas lejes së Bashkisë së Sarandës dhe me një togë rëre i cili edhe ai sipas deklaratës së punimeve ishte po me lejen e bashkisë së Sarandës. Thjesht dhashë përgjigje për këto. Nuk besoj që jam nën hetim”, deklaroi ai.

Në tetor 2022 Apeli i GJKKO-së dënoi Artur Roshin me gjobë prej 800 mijë lekësh  pasi e akuzoi për shpifje dhe fyerje ndaj shtetasit Ardit Cikuli. Konflikti mes Roshit dhe Cikulit nisi pasi ky i fundit e denoncoi se po tenton të përvetësojë një tokë shtet, ditën për diell e në sy të zyrtarëve të institucioneve.

Sot Roshi sqaroi se dosja në SPAK kishte protagonist të njëjtin person por një tjetër ndërtim pa leje.

Janë objekte të ndryshme por i njëjti person ka bërë kallëzim atëherë për shpifje e fyerje. Nuk ka kate zero. Është imagjinata e personit që më ka denoncuar mua se kisha ndërmend të bëja ndërtim duke hedhur një tokë rëre, që nuk e kam hedhur as unë'
 

Shqiptarja.com sjell pamjet kur kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat hyn në Prokurorinë e Posaçme.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?