Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar për ndarjen nga jeta në moshën 70-vjeçare, të ish-deputetit të PD-së Bedri Çollaku si pasojë e COVID.
Ndërsa u shpreh ngushëllimet familjarëve, Basha shkruan se me vdekjen e tij, miqtë kanë humbur një njeri të mirë dhe profesionist të shquar, kurse Partia Demokratike ka humbur një prej ekspertëve dhe politikanëve seriozë dhe të rrallë.
"Mësova me hidhërim ndarjen nga jeta të Bedri Çollakut, ish-deputetit të Partisë Demokratike dhe ekspertit të njohur të sistemit bankar. Shpreh ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes Virgjinushit, vajzës Genta dhe djalit Erionit. Në këtë ditë të vështirë të humbjes së bashkëshortit të dashur, babait të rrallë dhe të përkushtuar, jemi pranë tyre me mendimin dhe lutjet tona. Me vdekjen e tij miqtë kanë humbur një njeri të mirë dhe profesionist të shquar, Partia Demokratike ka humbur një prej ekspertëve dhe politikanëve seriozë dhe të rrallë. U prehtë në paqe", shkruan Basha.
Çollaku ndodhej prej disa ditësh i shtruar në një spital në Turqi ku po merrte kurim por fatkeqësisht nuk arriti t'i mbijetojë dot koronavirusit. Në vitin 1996 u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë si përfaqësues i Partisë Demokratike në Qarkun Tiranës. Gjithashtu Çollaku ka pasur një karrierë të gjatë fushën e ekonomisë ku ka kontribuar në hedhjen e themeleve të mbikëqyrjes bankare shqiptare, sektor të cilin e drejtoi gjatë viteve të para të krijimit të tij, në fillim të viteve ‘90.
Juve ju rujte zoti Saliun se per te tjeret s'ka rendesi.
Përgjigju