Tirane - Ish-deputeti i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet Dashamir Tahiri u thirr sot në SPAK për tu marrë në pyetje si person që ka dijeni në lidhje me një dosje që Prokuroria e Posaçme po heton.
Pasi ka dal nga SPAK, Tahiri tha se ishte pyetur për hetim pasuror për një person që i përket drejtësisë së re. Bëhet fjalë për blerjen e një banese para vitit 2005 tek firma që dikur ka qenë e tija.
Dhashë deklarime si person në dijeni, jo për ndonjë çështje që ka të bëjë me mua por me hetimin pasuror të dikujt pjesë e drejtësisë e re. Nuk kam pasur asnjë marrëdhënie, por një firmë që kam pasur unë. Ka blerë dikur një shtëpi. Bëhet fjalë për periudhën para 2005', sqaroi për gazetarët Dashamir Tahiri
I pyetur nëse zyrtari i drejtësisë së re është prokuror apo gjyqtar, Dashamir Tahiri nuk pranoi të japë shpjegime.
Pyetje: Prokuror apo gjyqtar?
Dashamir Tahiri: Nuk mund ta them!
Pyetje: Ka të bëjë me dosjen "Zarka"
Dashamir Tahiri: Jo, jo s'ka lidhje
Haha...Dashi i Havasë "intelektuali"i Vlorës...
Përgjigju