Ish-deputet demokrat, Romeo Gurakuqi tha për Report Tv se PD ka shanse të fitojë në zgjedhjet e pjesshme vendore në Shkodër vetëm nëse del me një kandidat të vetëm që i bashkon “dy kampet”.
"Qytetarët janë jashtë vendimmarrjes! Janë të ndarë dhe të shkëputur nga interesat e elektoratit. Kualiteti dhe ekspertiza duhet të mbizotërojë në zgjedhjen e kandidatit . Duhet të gjendet një kandidat që bashkon palët, kështu edhe mund të fitoi Shkodra. Le t’i lënë ngatërresat për një moment të dytë. Jam kundër daljes së të djathtës me kandidat rival, jam për të kapërcyer emrat e njëjtë dhe familjet e njëjta, kjo mbyt demokracinë. Partitë politike nuk shohin interesat e qytetarëve." u shpreh Gurakuqi.
I ftuar në “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu, ish-deputeti tha se i ka ndjekur “luftën” brenda PD me shumë trishtim, por siç tha e ka pritur. Demokrati sugjeroi si “shpëtim” një lider të ri për PD.
“Duhet të krijohen konditat për pikasjen e liderit të ri që i takon të djathtës shqiptare për dekadën e tretë të shekullit 21. Liderit që do të marri drejtimi në zgjedhjet ardhshme dhe do të drejtojë qeverinë e qendrës së djathtë drejt procesit të integrimit Evropian. E djathta shqiptare e meriton një lider, për të kryer procesin që PS e ngadalësoi.”, tha ai.
Duke folur për zgjedhjet e pjesshme vendore ai tha se ato duhet të ishin bërë më parë dhe se nuk i konsideron normale për shkak edhe të afatit të shkurtër 1-vjeçar.
“Këto zgjedhje do të jenë vetëm për 1 vit, pasi nuk u bënë edhe në kohë, duhet ë ishin bërë më parë. Procesi demokratik nuk funksionojë mirë, pasi edhe kur ishin në kohë nuk u bën. Harta nuk u korrigjua, dekretimet nuk u bënë në kohë, një proces i tej zgjatur në Gjykatën Kushtetuese, çoi që zgjedhjet të dekretoheshin vetëm pak ditë më parë. Çuditërisht janë zgjedhje administrative që janë krejt të përkohshme vetëm 1 vit, nuk ndodh në asnjë vend të botës dhe po konsiderohen si zgjedhje politiko-administrative. “, u shpreh ai për Report TV.
Shkodra ka nevoje per ndryshim
PërgjigjuKy e di mire se ka qene spiun....
Përgjigju