Luiz Ejlli

Ish-deputeti demokrat: Vetëm me Luiz Ejllin në krye mund ta rrëzojmë Ramën

30 Janar 2023, 21:30| Përditesimi: 30 Janar 2023, 21:33

  • Share

Me ironi është shprehur ish deputeti Myslym Murrizi ndaj "fenomenit" Luiz Ejlli.

"Qytetarët e kanë hallin a do marrrë para Luizi në “Big Brother”, tha në një emison ish-deputeti Myslym Murrizi.

Ish-deputeti paralajmëroi se qytetarët nuk vijnë në protestë se janë të pa interesuar nga politika.

Murrizi shtoi më tej se shqiptarët janë më shumë të interesuar për Luiz Ejllin në “Big Brother VIP” se për protestën.

“Është një e drejtë kushtetuese e opozitës. Është e drejtë e çdo opozite, është e drejtë akoma më e madhe e qytetarëve që mos interesoheshin … se qytetarët e kanë hallin a do marrrë para Luizi në “Big Brother” apo jo, këtë hall kanë”, u shpreh ai.

Gjatë intervistës , ish-deputeti tha se vetëm Luizi mund t’i nxjerrë qytetarët në protestë, ndaj bëri thirrje për këtë të fundit që të dalë të protestojë kundër Qeverisë.

“Vetëm Luizi mund t’i nxjerrë. Ftojmë Luizin të dalë në protestë se nuk ka qytetari të dalë. Vetëm Luizi mund ta rrëzojë Ramën”, theksoi Murrizi me ironi.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • asolingo: 31/01/2023 06:28

    Shpellaret lopçaret e analfabetet mbizoterojne ne politiken shqiptare.Eshte per te ardhur keq,Tirana eshte kryeqyteti i shpellareve dhe jo i qytetareve te tiranes.Po te thuash se Xhelal Mziu apo ai nastradini i Lushnjes perfaqsojne eliten e politikes shqiptare atehere duhet te pronomen qe ne Shqiperi dominon INJORANCA.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?