Fatos Hoxha

Politikë

Ish-deputeti Hoxha ironizon Berishën: Moto e lëvizjes në PD nuk mund të jetë ‘bashkimi’, por ‘ndarja’ nga trashëgimia e keqe

2 Tetor 2021, 18:25| Përditesimi: 2 Tetor 2021, 18:26

  • Share

TIRANË- Ish deputeti i Partisë Demokratike ka ironizuar Sali Berishën në lidhje me situatën më të fundit në parti, përplasjet Basha-Berisha. Përmes një postimi, duke iu referuar Foltores së Berishës nëpër qytete të vendit, Hoxha shkruan se moto e lëvizjes së Partisë Demokratike nuk mund të jetë ‘bashkimi’, por ndarja nga trashëgimia e keqe, nga politikat e dështuara e korrupsioni i qeveritarëve.

Sipas tij, interesi i demokratëve shqiptarë dhe interesi i partisë nuk kanë asnjë pikë të përbashkët me interesin e ‘pengmarrësve’.

Postimi i plotë:

“Ndarje “ apo “Bashkim”?

Interesi i demokratëve të Shqipërisë dhe interesi i PD nuk kanë asnjë pikë takimi me interesin e “pengmarrësve”.

Prandaj ata nuk mund të bëhen bashkë.

Është iluzion dhe naivitet përpjekja për të mbajtur të bashkuara gjëra që nuk mund të rrinë bashkë, sepse nuk mund të pajtohen, pasi nuk e duan e nuk e durojnë dot njëra-tjetrën.

Në këtë kuptim moto e levizjes në PD nuk mund të jetë “bashkimi”, por duhet të jetë “ndarja”.

Ndarja nga trashëgimia e keqe, nga politikat e dështuara, nga modeli i keqqeverisjes dhe qeveritarët e korruptuar, ndarja nga korrupsioni, klientelizmi, keqpërdorimi i shtetit, kultura e pandëshkueshmërisë, nga penetrimi i krimit në politikë dhe kapja e shtetit.

Interesi i PD kërkon që bashkimin ta kërkojmë tek morali, përkushtimi, modestia, përulësia, vlerat njerëzore, shërbimi ndaj qytetarëve dhe parimet e shtetit ligjor.

Pa bërë NDARJEN nuk ka ringritje!

Pa ringritje nuk ka shpresë!

Kaq e thjeshtë është analiza.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?