Kryeministri Edi Rama ishte këtë të hënë i pranishëm në konkursin e masterplanit për zhvillimin e zonës tek ish-Cirku në qendër të Tiranës, i cili u fitua nga studioja franceze e arkitekturës, L’AUC. Rama tha ky projekt ideohet për të bërë një zhvillim shumë të rëndësishëm në qendër të Tiranës.
Nga të pranishmit fjalën e mori edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, biznesmeni Astrit Veliaj, i cili nuk nguroi të lavdëronte kyeministrin Rama se si e ka ndryshuar Tiranën dhe Shqipërinë.
Ish-deputeti Veliaj në fjalën e tij tha se Shqipëria dhe Tirana po merr fizionominë e kryeministrit Rama. Sipas Veliajt, kryeministri Rama është vizionar dhe transformues, që rri zgjuar për të bërë vepra të mëdha.
Komente
