Partia Demokratike

Ish-deputeti i PD: Thirrjet për protesta nuk ngjisin! Opozita mbulon skandalet reale me fallco

7 Tetor, 12:54| Përditesimi: 7 Tetor, 13:00

  • Share

Ish-deputeti demokrat Fatos Hoxha, ka komentuar thirrjen e protestës nga opozita, pas burgimit të Ervin Salianjit. Në një postim në facebook Hoxha thotë se thirrjet për protesta nuk ngjitin sa kohë që opozita nuk bën distancim të qartë nga taktikat e veta mashtruese, nga fabrikimi i skandaleve fallco dhe mbulimi i skandaleve reale, sipas interesit të momentit.

Mendjet e opozitarëve shqiptarë janë turbulluar këto ditë nga burgimi i një deputeti të PD-së dhe askush nuk bën përpjekje për të larguar vështrimin nga fati personal i një figure publike, që personalisht e konsideroj model të shëmtuar politik për shoqërinë.

Deputeti po bën burg, për shkak se ishte i përfshirë në fabrikimin e një “skandali politik”, si një formë e të bërit politikë, me desinformim të opinionit, me përhapjen e fallsiteteve si fakte dhe të inskenimeve si prova.

Fabrikimi i “skandaleve” është formë e papranueshme e të bërit politikë në shoqëritë demokratike, është mashtrim i njerëzve, është në kundërshtim flagrant me moralin e shoqërise dhe është diskreditues për forcën politike që e praktikon atë.

Forca politike që fabrikoi të ashtuquajturin skandali “Babale”, ka fabrikuar në një peridhë të shkurtër edhe skandalin e kontejnerve me helme të importuar nga Italia, biles për ata që njohin të vërtetën, edhe skandalin me gazetën gjermane Bild, dhe “provat” për vjedhjen e votave në Peshkopi.

Në të gjitha këto raste njerëzit kanë nxituar pas “skandalit”, biles nuk janë ndarë e as distancuar, edhe pasi “skandali” ishte demaskuar si fabrikim. Askush nuk është ngritur t’i bëjë thirrje moralit, t’i tërheqi veshin lidershipit, t’u hapë sytë të gënjyerve.

Tek fallsifikimi, fabrikimi i “krizave” nuk ka kauzë, sepse fallsifikimi dhe fabrikimi nuk kanë moral. Ndaj ato nuk mund të jenë mjete të të bërit politikë, ndaj politikanët që bëhen bartës dhe promovues të tyre janë modele të shëmtuara e të papranueshme.

Thirrjet për protesta nuk ngjitin sa kohë që opozita nuk bën distancim të qartë nga taktikat e veta mashtruese, nga fabrikimi i skandaleve fallco dhe mbulimi i skandaleve reale, sipas interesit të momentit.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?