TIRANE-Ish-deputeti i PD-së në Shkodër Romeo Gurakuqi kërkon që menaxhimi i situatës së emergjencës nga koronavirusi në këtë qark të bëhet nga një komisar i pavarur, pasi sipas tij, qeveria është e njëanshme dhe nuk po bën punën e duhur. Në një intervistë për gazetarin e Report Tv, ai tha se qeveria ka qenë selektive me ndihmat për Shkodrën.
"Qeveria të largojë personat e deleguar për rendin publik dhe prefekturën dhe të vendosë një komisar të jashtëzakonshëm që do të merret me emergjencën i shoqëruar me një ekip specialistësh që ta trajtojë me korrektese. Ministri duhet të kishte kërkuar falje për trajtimin e rasteve të Shkodrës dhe krizën e fundit, bashkëngjitur të tjerave, që PS dhe ministria ka mbajtur ndaj Shkodrës. Të mbështesë bashkinë e Shkodrës me fonde për shtresat në nevojë dhe dezinfektimin.
Unë jam këtu për t'i bërë të njohur opinionit situatën e mosveprimit të kahershëm të qeverisë në rrethanat e ekzistencës që ka qenë në udhëkryqin e lëvizjes. Ka një lënie në harresë të qëllimshme, papërgjegjshmëri. Është një rast kur gjërat lihen të lira me qëllim dhe qeveria godet pushtetin lokal. Kësaj situate të rënduar i është shtuar edhe kriza e COVID-19. Shkodra është në vendin e dytë, 35 të infektuar që janë në shtëpi, 7 në spital, numri në total është diku te 53. Qeveria nuk ka ushtruar funksionet e veta. Pavarësisht punës së jashtëzakonshme të punës së bashkisë për shtresat në nevojë. Numrat janë zyrtarët por ekzistojnë një numër i madh në vetëkarantinim dhe qeveria nuk ka ushtruar kontrollet nuk ka bërë tamponet, pavarësisht se kërkesat janë shumë të mëdha. Deri në fund të marsit numri i tamponeve ka qenë i vogël, ndërsa pas shpërthimit ka qenë 10-15.
Nuk janë bërë analizat e stafit mjekësor që ka qenë drejtpërdrejt me infeksionin. Nga qeveria kanë ardhur shumë vonë pajisjet, një pjesë e stafit i bëri përgatitjet vetë. Qeveria ka dërguar vetëm 208 pako në Shkodër, ndërsa Shijakut 650, Durrësit 750, Lacit 350 dhe Lezhës 350 pako. Ky është trajtimi i fundit. Pa llogaritur fondet. Gjej rastin të përsëris thirrjen për një ndryshim radikal të qasjes dhe mos provokim më kur kërkohet unitet për të përballuar një gjendje të pazakonshme. I bëj thirrje kryeministrit, të ndryshojë qasjen ndaj Shkodrës dhe e kam paralajmëruar për këtë situatë, pasi gjërat lihen qëllimisht të lira dhe më pas adresohet gishti gabimisht aty ku nuk duhet. Ky është qëndrim persekutist i kryeministrit ndaj Shkodrës" tha ai.
Kjo nuk është hera e parë që kërkesa të kësaj natyre bëhen për Shkodrën nga përfaqësues të PD-së, pasi në 8 korrik pas zgjedhjeve, ishte vetë kryebashkiakja në detyrë Voltana Ademi që përmes një letre iu drejtua ambasadave në Shqipëri duke u kërkuar të ngrenë një përfaqësi ndërkombëtare për të qeverisur Shkodrë (lexo ketu).
PD e Shkoders njiheran sjellen si dhelpna e manej bajne viktimen si me kene hardhuca. Cilla e cilli nga PD Shkoders e frymezoi gjindjen mos me ndingju mjekt e qeveri e me dale e u sjelle rrugash, me diftu trimni, po cfar trimnie se? Asht marre qi nji pinjoll i Gurakuqve me ra kaqe poshte, me ra n ket fare feje n carkun e veteleminimit qi frymezon Doktor Mortja. Kush kane kene Gurakuqt per Shkoder e Shqipni e Komb shqiptar e ku ku per te, si ka maru krejt nji ky Romeo, rrin e pret gjithca gadi. E kush ka me ti ba gjithca gadi n kto kohna? Shko mar djale, shko Romeo, shko ma mire e flej n uje.
PërgjigjuShkodra esht e detyrume qe drejtimin e qytetit te ja heqin "vagabondave politik" te PD.Ato drejtun Shkodren per 30vite e e lane qytetin ne at gjendje e ne vecanti ndryshimin e tmershem demografik te qytetit,ku ishin masive braktisja e qytetit e largimi nga ai I mijra famijeve shkodrane te mirfillta,ikje masive e intelektualeve e ne kte boshllek u futen vrulleshem ne qytet familje te zbritura nga viset malore duke ulur ndjeshem gjithecka qe kishte te mire ai qytet.Ne se PD ka nje merite eshte ajo:qe malcor e katundar nga tana anet e krahinat e vendit mbushen qytete e ndryshme te Shqiperis qe per hire te te vertetes nuk kan lane gja pa ba,pa vjedhe e pa mashtru e ne vecanti pa korruptu.Shikojeni deputet qe perfaqesojne Shkodren.Historikisht me te dobetit parlamentar te 100viteve te fundit,nje turme vagabondash llapazan e mashtrues,thjesht Shakllaban.
PërgjigjuPer Shkodren duhet nje komisar special qe ta drejtoj qytetin deri ne zgjedhjet e kryetarit te ri.Kjo eshte e vetmja zgjidhje ne te mir te gjithve.Shkodra nuk ka nevoj per 100 pako ushqime por investime dhe zhvillim.Vet qeveria duhet te zgjedh nje komisar special per Shkodren qe ta nxjerri nga erresira dhe harresa.Cdo fjal tjeter eshte e kot
PërgjigjuPD e Shkoders njiheran sjellen si dhelpna e manej bajne viktimen si me kene hardhuca. Cilla e cilli nga PD Shkoders e frymezoi gjindjen mos me ndingju mjekt e qeveri e me dale e u sjelle rrugash, me diftu trimni, po cfar trimnie se? Asht marre qi nji pinjoll i Gurakuqve me ra kaqe poshte, me ra n ket fare feje n carkun e veteleminimit q* frymezon Doktor Mortja. Kush kane kene Gurakuqt per Shkoder e Shqipni e Komb shqiptar e ku ku per te, si ka maru krejt nji ky Romeo, rrin e pret gjithca gadi. E kush ka me ti ba gjithca gadi n kto kohna? Shko mar djale, shko Romeo, shko ma mire e flej n uje.
Ju u kujtuat kur i'u fut " uje posht dyshekut" COVID 19 ne shtepi,KM ka folur dhe po flet shqipe por..,per ata qe kan vesh te degjojne.Juve ,nga qe nuk ju pelqen KM ,per inat te tij beni te kunderten,kur te gjithe zbatonin urdherat e dhena nga qeverria per te ndejtur ne shtepi,ju dilnit per tu argetuar.K.Bashkise per ç'far e keni ,vetem per te kakarisur...,mos kerkoni qe,KM te vij t'ju mari prej dore e t'ju fusi ne shtepi?..
PërgjigjuMe vjen keq per kete antikombetarin qe ndjell percarje dhe gezon mbiemrin e gurakuqeve...
PërgjigjuNa mbyten k****
PërgjigjuPo vete i besojne keta idiote cfare flasin,Si nuk ju vjen rende,Le qe nuk ndihmojne po le te lene njerezit te jetojne te lire e ndihmojne njeri tjetrin
Përgjigju