Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi

Ish-deputeti i PD-së: Të shkarkohen urgjent kryekuislingët Gazment Bardhi e Jorida Tabaku

17 Maj 2023, 22:12| Përditesimi: 17 Maj 2023, 22:30

  • Share

Pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt nga drejtimi i PD, ish-deputeti i PD-së, Azgan Haklaj, kërkon mbledhjen e menjëhershme të Këshillit Kombëtar të PD-së për të larguar nga detyra Gazmend Bardhin dhe Jorida Tabakun.

Sipas tij, ata do t’i dorëzojnë PD-në Sali Berishës dhe bën thirrje që demokratët të jenë misionarë për shpëtimin e PDSH-së euroatlantike, demokracisë dhe pluralizmit politik.

Postimi i Azgan Haklajt

Thirrje: Këshilli Kombëtar i PDSH-së të mblidhet me urgjencë dhe të shkarkoj nga të gjitha funksionet kuislingët Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku, kryet e këshillit të regjencës që duan të ia dorëzojnë PDSH-në nongratës Sali Berisha.
Demokratë të Shqipërisë:
Është momenti historik shpëtimi i PDSH-së.
Pasi i rezistuam sulmit barbar të 8 janarit të vitit 2022, vendimeve ekstraligjore të kamikazit berishist Agron Zhukrit, të përpjekjeve të stërmundishme të jeniçerit Celibashi për ta penguar regjistrimin në zgjedhjet e 14 majit, menjëherë pas dështimit spektakolar të binomit Berisha dhe Metaj me votë referendare mendjet diabolike të trekëndëshit të Bermudës kanë hartuar planin ogurzi të diversantëve Bardhi-Tabaku për ta rrëmbyer PDSH-në dhe opozitarizmin.
Sot demokratët duhet të jenë misionarë për shpëtimin e PDSH-së euroatlantike, demokracisë dhe pluralizmit politik.

Komento

Komente

  • Orion: 18/05/2023 00:22

    Ik o Azgan se sje nivel drejtues ti per PD qendrore.aq me keq me te dhen mend nje injorant si ti. Pd vetem Ori Nebiaj mund ta ngreje si parti.

    Përgjigju
  • Linda: 17/05/2023 22:37

    E kam thene me kohe Bardhi dhe Tabaku jane negativiteti kryesor i partis demokratike.Bardhit i duhet hequr dhe mandati i deputetit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?